web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

39-vjeçari shtyn 80-vjeçarin pas një konflikti/ Ndërron jetë i moshuari

23 Korrik 2019, 11:34, Aktualitet CNA

Një konflikt i çastit me një 39-vjeçar ka rezultuar fatal për një të moshuar në qytetin e Durrësit.

Gjatë një sherri të momentit, 39-vjeçari A.Z. ka shtyrë një të moshuar, i cili u rrëzua në tokë, dhe pas tre ditësh në spital, 80-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në kokë.

A.Z me banim në lagjen numër 13 të qytetit të Durrësit, akuzohet për “plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekje”. Ngjarja ndodhi më 20 korrik, ku pas një konflikti të çastit ka shtyrë 80-vjeçarin me inicialaet Z.K banues në në lagjen Nr.2 Durrës.

Për pasojë i moshuari është rrëzuar në tokë dhe ka dëmtuar kokën. Ai u transportua në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ditën e sotme ka ndërruar jetë.

“Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Veprimet hetimore janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës”, thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.





Lajmet e fundit nga