web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandal në Shëngjin/ Biznesi nuk paguan taksa dhe mbrohet nga shteti

20 Korrik 2019, 10:09, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një rast korrupsioni ku një biznes nuk paguan taksa por mbrohet nga shteti.

Sipas Berishës një biznes në Shëngjin, i cili ishte i paformalizuar nuk merrte asnjë gjobë nga tatimet.

Postimi i plotë i Beishës

Ja si kontrollohen bizneset e narkopartise!

Lexoni mesazhin e tatimorit dixhital. sb

Prsh doktor te uroj shendet. Te shkruaj nga tatimet Lezhe. Te lutem anonim. Diten e shtune me dt 6korrik ishim ne monitorim ne shengjin afer portit gjithe diten. Biznesi ne fjal ka barka peshkimi restorant dhe magazine peshku. Mbasi nejtem gjithe diten ne monitorim dhe ky biznes nuk kishte as gje te rregullt dhe nuk deklaronte asgje ne kas fiskale. Ishte per bllokim aktiviteti dhe gjobe te majme. Por pronari i biznesit ka lidhje ne shtet. Dhe ne na moren ne tel dhe u detyruam si legena te dalim jasht. Kjo esht rilindja pra.te lutem anonim./CNA.al





Lajmet e fundit nga