Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditët e fundit ka zhvilluar takime, kryesisht me bashkitë, ku PD-ja ka qënë drejtuese në katër vitet e kaluara, por edhe në disa bashki të tjera.
Kreu i Republikës së re, pas dështimit pa kushte dhe kapitullimit të tij në 30 qershor, sot ka dalë më zbuluar se kurrë me gënjeshtrat e tij. Këtë e ka konfirmuar mbrëmë publikisht edhe zyrtariasht kryebashkiaku në detyrë i Kamzës, Xhelal Mziu.
Në emisionin ?I Ftuari? të Endri Xhafos, Xhelal Mziu ka thënë se nuk do të bëjë luftë, nuk do të mbajë peng zyrat. Pra, zyrat do t?i lëshojnë.
Të njëjtën gjë tha pak ditë më parë, edhe një tjetër drejtues lokal i Partisë Demokratike.
Por, mjafton të bësh një tur telefonatash tek kryebashkiakët në detyrë dhe të gjithë nën zë e pranojnë se po do të kryejnë një proces të rregullt. Tek tuk mund të ketë edhe ndonjë kokëfortë që pretendon se nuk e lëshon zyrën në mbrojtje të dekretit të presidentit, por nga ana tjetër të gjitha flasin qartë, ?Jemi të gënjyer dhe të zhgënjyer nga Lulzim Basha?.
Por, çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
Me 16 shkurt, PD zhvilloi një protestë kombëtare dhe deri më sot ka bërë 10 të tilla. Dogji edhe mandatet e deputetëve dhe gjithçka pretendohet se është bërë në emër të votës së lirë dhe zgjedhjeve të ndershme.
Por, sot kemi përfunduar në atë që Partia Demokratike, Lulzim Basha personalisht, i ka lënë në tavolinë Edi Ramës 61 bashkitë e Shqipërisë. Nga 27 bashki që kishte opozita, sot nuk ka asnjë. Sepse nuk hyri në zgjedhje, me pretekstin se nuk do të kishte zgjedhje në 30 qershor dhe se zgjedhjet ishin nul.
Në këtë lojë hyri edhe presidenti Ilir Meta, i cili dekretoi një datë tjetër, por kryeministri Edi Rama nuk e ka pranuar. Edhe ndërkombëtarët kanë ecur para me 30 qershorin.
Zgjedhjet u zhvilluan dhe kryebashkiakët e djathtë thanë se nuk do t?i lëshonin zyrat, thanë se do të kishin edhe përplasje civile, thanë edhe se ata nuk e njihnin 30 qershorin dhe se zgjedhjet nuk ishin të rregullta, që ishin nul, e të tjera argumenta ligjorë e juridikë, apo komente si të ishin analistë nëpër studio televizive.
Në fakt, një nga një të gjithë po bëhen gati të lirojnë zyrën dhe kjo turpësisht pasi janë gënjyer në mënyrë qesharake dhe tallëse nga Lulzim Basha.
Para një jave, Basha i takonte, para dy javësh po ashtu i takoi, e dilte në media e deklaronte ?zyrat nuk i lirojmë, zgjedhjet janë nul, ne jemi fitues, e të tjera si këto?. Ndërkohë që para 30 qershorit, disa prej tyre i kërkuan të kandidonin edhe si të pavarur dhe ndoshta kishin për të fituar dhe kishin më shumë garanci, por Lulzim Basha nuk e pranoi këtë opsion të tyre. Por, i lëshoi të gjitha bashkitë në tavolinë.
Basha iu thoshte mos hyni në zgjedhje, s?do ketë zgjedhje, se do bëhen bashkë zgjedhje lokale dhe parlamentare, por zgjedhjet lokale u bënë, zgjedhje paralamentare nuk pati dhe këta janë të detyruar të lëshojnë zyrat. Pra, nuk bëri gjë tjetër veçse i përdori për interesa personale për të ngritur tensionet politike në Shqipëri, të cilat tashmë i ka braktisur dhe ka filluar pushimet. Bëri edhe ndonjë shëtitje në ndonjë bashki apo qytet.
Tani jemi përballë faktit se gjithçka ka ndryshuar. Nga kryebashkiakë që gënjeheshin në çdo sekontë nga Basha, deri në momentin që ata nuk rikandiduan dhe nuk u futën në garë, ata tashmë janë thjeshtë ish-kryebashkiake që do të dorëzojnë një e më një zyrat sipas Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.
Pra, e gjithë skema e Lulzim Bashës dhe gjithçka ka ndodhur ka qënë një mashtrim dhe asgjë më shumë sesa kaq.
Xhelal Mziu e konfirmoi, kështu edhe shumë të tjerë, nuk do të ketë luftë, zyrat do t?i lëshojnë të gjithë një e nga një.
Lulzim Basha deklaronte se kryebashkiakët do të qëndronin në zyrë se këtë të drejtë ua jep ligji, a thua zyrat i kishte të familjes së tij, të vjehrrit apo të kunatit të tij.
Në fakt, zyrat janë të shtetit, janë të qytetarëve dhe nuk mund t?i mbajë me dhunë as Voltana Ademi, as Xhelal Mziu dhe askusht tjetër. Këtë ata e dinë shumë mirë.
Por, sot më në fund pas disa muajsh më në fund e kanë kuptuar se Lulzim Basha i gënjeu edhe ata, ashtu siç ka gënjyert të gjithë bashkëpunëtorët e tij, ata që e kanë besuar apo që e kanë ndjekur nga pas këto gjashtë vite që ka qënë në krye të PD-së./ CNA.al
Akademiku i njohur Artan Fuga deklaron se projektligji për A...
Partizanit i mjafton të paktën një barazim me gola për të ka...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku një 30-vjeçar ...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kryesinë e Partisë Soc...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot kryesinë e Partisë S...
Marko Radas është në bisedime të ethshme me Tiranën. Janë bu...
Policia e Lezhës ka finalizuar një operacion, ku ka vënë në ...
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në orët e pa...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit t...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Pas një rënie të importeve të vajit të palmës në tregun shqi...
Moti për ditën e sotme do të jetë me kthjellime në ultësirën...
Tashmë jo vetëm si azilantë, shqiptarët po ikin edhe si të p...
DASHI 21. mars – 20. prill Sektori i dashurisë për ju qe je...
“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerje...
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga ...
Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkar...
Ministria e Shëndetësisë ka 4 vjet që ka hapur qendrat shënd...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme n...
Koreografja e njohur shqiptare Kozeta Bakiu është bërë pjesë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...