web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ilir Meta i tregon "muskujt" Edi Ramës/ Kthen projektligjin për floririn

15 Korrik 2019, 19:43, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer për rishqyrtim një tjetër projektligj të miratuar nga qeveria Rama dhe që bën fjalë për draftligjin lidhur me rezervat materiale të shtetit, që sipas opozitës: me ndryshimin që i ka bërë qeveria, kryeministri Edi Rama merr të drejtën e blerjes së arit në Shqipëri.

Në argumentin e presidentit Meta theksohet se me ndryshimin e ligjit më datë 20 qershor, me urdhër të Kryeministrit mund të vendoset blerja e Mallrave të Grupit A, ku bën pjesë ari, argjendi, platini etj.

“Nga shqyrtimi i ligjit nr. 36/2019, konstatohet se ndërmarrja e kësaj iniciative ligjore është e pajustifikuar ligjërisht dhe për më tepër kjo mënyrë e re e lëvrimit të mallrave pjesë e rezervës shtetërore nëpërmjet Urdhërit të Kryeministrit, nuk garanton plotësisht mbrojtjen e interesit publik në procedurat e administrimit dhe lëvrimit të mallrave me vlerë që përbëjnë grupin kryesor të mallrave të rezervave të shtetit”,thuhet në arsyet e Presidentit Meta.

Po ashtu Presidenti Meta thotë se: “Bazuar mbi këtë arsyetim, të shpjeguar si më poshtë vijon, në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës, vlerëson se ligj nr.36/2019, duhet kthyer në Kuvend, me qëllim rishikimin e tij për të vlerësuar objektivisht nëse miratimi i këtij ndryshimi në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008, ?Për rezervat materiale të shtetit? është vërtet i nevojshëm apo jo.”





Lajmet e fundit nga