web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/ Kur do ta thotë Veliaj të vërtetën për vrasjen e Ardit Gjoklajt?  

10 Korrik 2019, 08:46, Aktualitet CNA

Trupi i Ardit Gjoklajt u gjet i masakruar në landfillin e Sharrës mesditën e 7 gushtit 2016. Sipas dëshmisë së familjarëve, dhënë për Birn, 17 vjeçari ishte punësuar në impiantin e seleksionimit të mbetjeve të kompanisë ?3R? shpk në Sharrë, me shpresën se do të mblidhte paratë e nevojshme për të blerë librat e shkollës, pa rënduar familjen që mbahej vetëm me rrogën e kryefamiljarit polic.

Para vdekjes tragjike të Ardit Gjoklaj, impianti i kompanisë ?3R? shpk në Sharrë u vizitua dy herë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot nuk ndjen përgjegjësi.

Erion Veliaj është person në dijeni  të ngjarjes, dhe duhet të dalë e të thotë të vërtetën dhe të mos lejojë që  sistemi i  drejttësisë i kapur nga Rilindja të deformojë provat dhe fakt siç ka ndodhur me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Në vendimin gjyqësore me nr. 1170, datë 17.04.2018,  thuhet se  vrasja ka ndodhur jashtë landifllit dhe trupi i tij është dërguar më pas brenda.

Ndërsa të gjitha faktet dhe provat e para të denoncimit treguan se ngjarja kishte ndodhur brenda në ambjentet e impianit të përpunimit të Sharrës, ku adoleshenti ishte i punësuar.

Erion Veliaj është në dijeni të kësaj çështje për disa arsye dhe  për këtë po sjellim dhe faktet.

Së pari është në dijeni sepse  ai ndërhyri fort  vitin 2016 , për të bllokuar  transmetimin e  një dokumentari investigues mbi vdekjen e  Ardit Gjoklajt landfillin e Sharrës, realizuar nga Artan Rama.

Dokumentari jepte alarmin për  mungesën e  kushteve dhe të punësimit të të miturve në kundërshtim me rregullat dhe ligjet, si dhe ngrinte dyshime mbi kontratën që Bashkia e Tiranës kishte lidhur me kompaninë ?3R? për riciklimin e mbetjeve në landfill, shkruan CNA.al.

?Kodrina e vdekjes?  quhej  dokumentari 50 minutësh që kishte në qendër vdekjen në landfillin e Sharrës të 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, dhe pikëpyetjeve të shumta që u ngritën menjëherë mbi kontratën e bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë 3R së cilës ju dha e drejta të bënte aty përpunimin e mbetjeve.

Por, dokumentari i hoq dhe nuk u transmetua në Vizion Plus, një media që u akuzua se po i shërbente kryebashkiakut. Në fakt pronari i saj është  ndërtues dhe ka interesa të lidhura fort me Edi Ramën dhe me Lulzim Bashën.

Nga ana tjetër, më pas në një televizion që ekzistoi shumë pak me pronar Koço Kokëdhimën u pushua nga puna gazetarja Alida Tota, e cila po bënte një investigim dhe duke kryer detyrën e saj po telefononte drejtuesit e Bashkisë.

Në të dy rastet, gazetarët u larguan nga puna. Në atë kohë pati dhe një  protestë. Kush mund t’i hiqte gazetarët nga puna, veçse pronarët mediave ku punonin?. Kush mund ta bllokonte transmetimin e dokumentarëve dhe investigimeve? Vetëm pronarët.

Pra, pronarët  që kanë lidhje të forta dhe të rëndësishme dhe kanë interesa të mëdha.

Interesa që nuk shkojnë tek një  roje,  tek fadromisti, apo tek përgjigjësi i natës në Sharrë, ata shkojnë shumë larg, shkojnë tek kryebashkiaku Erion Veliaj. Qoka është bërë diku më larg.

Për të dyja këto raste ka shkruar përfaqësuesi i KMG për Europën, Attila Mong, për Syri.net.

“Ata që e kalojnë kufirin shpesh e shohin veten pa punë, siç i ndodhi Alida Totës e Artan Ramës, dy gazetarë të njohur që në veç njëri tjetrit investiguan lidhjet e supozuara midis Bashkisë së Tiranës, e kontrolluar nga kryebashkiaku socialist Erion Veliaj, dhe një kompanie ricikluese në landfillin e Sharrës, ku një punëtor 17-vjeçar vdiq më 2016. Programi i Artan Ramës në Vizion Plus u anulua ditën që do të transmetonte investigimin, më 16 tetor, duke e lënë gazetarin pa punë, sipas raportimit nga Balkan Insight. Në të njëjtin vit, Tota, e cila raportonte mbi të njëjtën çështje, u pushua nga puna në televizionin A1 vetëm pak orë pasi kontaktoi me zyrën e kryebashkiakut për komente.

Veliaj refuzoi të takohej me misionin për lirinë e shtypit dhe nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara me email nga CPJ (Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve).

Pas investigimit tim, të gjitha dyert në median kryesore m?u mbyllën dhe mora edhe kërcënime me vdekje?, thotë Tota për CPJ, duke shtuar se iu desh të linte gazetarinë e madje edhe Shqipërinë për një periudhë të shkurtër, duke e çuar familjen në azil në Suedi nga frika e këcënimeve. Ajo e paditi televizionin për pushim të paligjshëm nga puna dhe për pagat që i detyroheshin, duke e fituar çështjen më 2017, por nuk u rikthye kurrë më në gazetari, shkruan Attila Mong

Prandaj  është koha që si person në dijeni minimalisht për shkak të këtyre ndërhyrjeve dhe bllokimeve  që kanë ndodhur në media, Erion Veliaj të flasë për rastin e Ardit Gjoklajt dhe të mos fshihet.

Erion Veliaj, përtej çdo debati politik që po e zhvillon apo e shkatërron kryeqytetin, duhet të përgjigjet për një ngjarje  kriminale, siç është humbja e jetës së një adoleshenti, për të cilën po zhvillohet një maskaradë në sistemin e drejtësisë./CNA.al

Bastisja e Tiranës nga Erion Veliaj nuk njeh asnjë kufi

Foto-lajm/ Kur Erion Veliaj protestonte kundër socialistëve

Denoncon LSI/ Erion Veliaj ?zhduk? lulishten 1 Maji në kryeqytet

U refuzua nga qytetarët e Tiranës/ ?Zhduket? Erion Veliaj

Bulevardi i ri i Tiranës, fytyra e dështimit të Erion Veliajt

Pse tmerrohet Erion Veliaj nga vrasja e Ardit Gjoklajt

 





Lajmet e fundit nga