Sekretari i Bashës sulmon amerikanët
Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çliri...
Në Shqipëri, procesi i votimit për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe këshillat e rinj bashkiakë, u mbyll sipas afatit në orën 19:00. Përkundër dilemave dhe shqetësimeve që i paraprinë ditës së sotme, procesi u zhvilluar normalisht. Përjashto një episod në Sukth të Durrësit ku një person hyri i armatosur në një qendër votimi, duke marrë kutinë e votimit e duke dëmtuar më pas materialet zgjedhore, e që u arrestua nga policia, nuk u rregjistruan episode të tjera të rënda. Në të gjithë vendin, pavarësisht vështirësive, qendrat e votimit u hapën në kohë, përveç disave në Shkodër.
Të dhënat më të fundit për pjesmarrjen që i takojnë orës 18:00 flasin për shifra të ulta në nivelin e 19,4 përqind, ose rreth 67° mijë votues. Pjesmarrja duket se po përceptohet si sfida mes shumicës dhe opozitës e cila përvec bojkotit të saj, i ka bërë thirrje dhe qytetarëve që ta braktisin ditën e votimit. Në këtë betejë të interpretimit politik të pjesmarrjes, opozita mund ta shohë veten fitimtare, jo vetëm sepse ajo dy ditët e fundit i mëshoi këtij fakti, por sepse dhe mungesa e saj automatikisht çon në të paktën mosmarrjen pjesë të mbështetësve të saj. Nga ana tjetër, ajo pjesë e elektoratit që është e pavendosur, nuk kishte asnjë motiv për t?u përfshirë në një proces me një rezultat të ditur, duke qenë se në gati gjysmën e bashkive, kandidatët socialistë nuk kishin asnjë rival. Nuk përjashtohet as fakti se dita e sotme, me temperatura të larta ka bërë që të jenë të shumta ata që i janë drejtuar plazheve. Sikundër, dhe situata e tensionuar që i parapriu ditës së votimit, dhe frika për përplasje të mundshme, ka patur efektin e saj.
Partia Demokratike, megjithatë akuzoi KomisioninQendror të Zgjedhjeve se “me 4 anëtarë vetëm nga PS, mashtroi shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar gjatë gjithë ditës dhe deri në fund të farsës.
Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit, deri në mbylljen e tyre në orën 19:00, ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi është 15 për qind”, deklaroi përfaqësuesi ligjor i Partisë demokratike, Ivi Kaso.
Në fakt këto janë të para zgjedhje, për të cilat vëmendja nuk ka qenë te rezultati, por te çështjet e sigurisë, pra nëse do të zhvilloheshin qetësisht, apo do rrezikohej një përplasje. Opozita, jo vetëm që nuk u përfshi, për këmbënguli me forcë se nuk do të lejonte mbajtjen e tyre. Vetëm dy javët e fundit, pati sulme në disa qytete ndaj zyrave të komisioneve zonale, ndërsa në bashkitë ku drejton e djathta, nuk u lejua përdori
mi i institucioneve lokale për qëllime të administraimit të procesit zgjedhore.
Kjo situatë solli një reagim të fortë ndërkombëtar, i cili u intenfisikua dhe në gjuhën e përdorur, veçanërisht në ditët e fundit para zgjedhjeve. Mesazhet ishin të qarta: të evitohet dhuna, se organizatorët dhe nxitësit do të mbanin përgjegjësi, dhe se qytetarëve u duhej garantuar e drejta e votës.
Dhe në mesazhin e tij mbrëmë, kryetari demokrat Lulzim Basha shpjegoi se procesi i zgjedhjevve mund të ndalej vetëm me dhunë, porse një gjë e tillë rrezikonte të kishte kosto për shoqërinë, humbje jete e plagë që nuk do të sillnin as përfitime politike. Ai theksoi se vetë personalisht por dhe demokratët nuk besonin tek rruga e dhunës.
Pas mbylljes së qendrave të votimit, ka nisur transferimi i materialeve nëpër Qendrat e numërimit. I gjithë procesi, sikundër dhe ai i nxjerrjes së rezultatit, pritet të ndiqet nga afër nga vëzhguesit ndërkombëtarë të misionit të ODIHR-it, i cili pritet që nesër të dalë dhe me vlerësimin paraprak për të gjithë procesin.
Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çliri...
Analisti Andi Bushati i ftuar në “News 24” Bushati tha se m...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka reagua p...
Partia Demokratike ka publikuar të tjera shifra të numrit të...
KQZ informon opinionin publik se janë mbyllur të gjitha qend...
Më herët një aksident i rëndë ndodhi në aksin Korçë-Kapshtic...
Kreu i forumit të Aleancës Kuq e Zi, Ardit Sina, ka reaguar ...
I pamëshirshëm ndaj fjalës së kryeministrit, Edi Rama, është...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli në një ko...
Pas mbylljes së procesit të votimeve, kryeministri Edi Rama ...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferncës për shtyp ka bërë një...
Edi Rama gjatë konferencës së tij ka ardhur me disa oferta k...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ka thumbuar opozit...
Shkëlqesia e TIJ humb thellë dhe në fshatin e vet…Si tha Shk...
Menjëherë pas Lulzim Bashës në një konferencë për mediat ka ...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për medi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në aksin K...
Ish drejtuesi i gazetës “Rilindja Demokratike” dhe ish anët...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një dalje të saj në s...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një postim në rrjet...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...