web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

CNA.al paralajmëroi vendimin e Kolegjit Zgjedhor/ Artur Malaj, simboli i gjyqtarit bandit dhe pazari i radhës

24 Qershor 2019, 12:11, Aktualitet CNA

Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë çdekretimin e Presidentit Ilir Meta për datën 30 qershor të mbajtjes së zgjedhjeve, duke vendosur që zgjedhjet lokale të mbahen në këtë datë.

Në fakt CNA.al e paralajmëroi që dje se Kolegji Zgjedhor i përbërë nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skreli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanajdo të merrte një vendim të tillë.

Artur Malaj me shokë, simboli  gjyqtarit bandit dhe të korruptuar s’ka bërë gjë tjetër veçse ka firmosur pazarin e radhës për të shpëtuar nga kthetrat e Vettingut.

Malaj,  gjyqtari i akuzuar për korrupsion sistematik nga DSIK-u, pritet  që të përballet me shkallën e dytë të Vettingut, ndaj nuk çudit se përse ka marrë një vendim të tillë.

Më herët Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka dërguar një raport sekret pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, duke theksuar se gjyqtari i Apelit në Tiranë, Artur Malaj, dyshohet se është përfshirë në disa praktika korruptive, në dy raste, në bashkëpunim edhe me gjyqtarë të tjerë.

Por, duket se nëpërmjet pazareve Malaj e kaloi fazën e parë të Vettingut dhe ia ktheu nderin sot Rilindjes.

Sigurisht që shpërblimin do të marrë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Një gjyqtar që dyshohet se ka vënë prona me paratë e korrupsionit dhe prostitucionit, i lihet në dorë një vendim që prek drejtpërdrejt qytetarët.

Dhe ky vendim jo pa qëllim është në duar të Artur Malajt dhe shokëve të tij, të cilët ende nuk kanë dalë në Vetting.

Me vendimin e sotëm , edhe “banda e Malajt”, e ka kaluar Vettingun. Nuk ka KPK dhe KPA, që vendos kundër tyre, pas firmosjes së pazarit të radhës.

Nuk është çudi që gjyqtarë gjobaxhinj dhe të korruptuar mbeten në sistemin e drejtësisë, ndërsa të tjerë shkarkohen për dy apo tre milionë lekë të vjera.

Sigurisht që korrupsioni nuk ka shifër, por kur vendime të rëndësishme si ky i sotmi kalojnë në duar të bandave të drejtësisë, s’ka nevojë  për të kuptuar çfarë është reforma në drejtësi./CNA.al

Artur Malaj dhe “banda” që ka në dorë zgjedhjet

Vilën në emër të ish sekretares dhe para nga prostitucioni/ Artur Malaj, skandali i gjyqësorit

Raporti i shërbimeve sekrete/ Gjyqtari Artur Malaj, prona me paratë e korrupsionit

“Çmendi” me pasurinë/ Gjyqtari milioner “kapet” nga ndërkombëtarët

Gjyqtari që mbahet mend për kërcënimin/ Rehatohet në Tiranë me detyrë dhe me pasuri





Lajmet e fundit nga