web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Po lë kokrrën e namit/ Militanti i PD-së, ia thotë copë Bashës

2 Qershor 2019, 07:26, Aktualitet CNA

Kreu i PD dhe njëherësh kreu i Opozitës Lulzim Basha, sot ka thirrur protestën e shtatë kombëtare.

Po, pas çdo proteste që ëhstë mbajtur deri më tani, e kemid ëgjuar të thotë që ‘Qeveria ra, Rama u rrëzua”, ndërkohë që gjithçka vazhdon njësoj.

Rama vijon punën e tij, fushatën për zgjedhjet e 30 Qershorit, ndërsa Basha vijon me protestat  dhe me vizitat qytet më qytet duke ftuar qytetarët.

Por, duket tashmë se Bashës, pas gjithë këtyre përçapjesev as demokratët nuk e besojnë më kur thotë “Rama u rrëzua”.

Një gjë e tillë ëhstë shprehur me komente në rrjetin social të Bashës. Një ditë më parë ai doli në prëkrahje të banorëve të Uazës së Re duke protestuar në trasmetim live në rrjete sociale.

Ndërkohë demokratët që e ndjekin në rrjete sociale  kanë reaguar, duke i thënë se po lë kokrrën e namit.

“Unë demokrat jam, por ti le kokrrën e namit, duke thënë, do rrëzojmë Ramën sot, do rrëzojmë Ramën nesër. Ka lekë populli të të ndjekë ty nëpër mitingje”, komenton një qytetar.

Dikush tjetër e ka kritikuar prë praninë e fëmijëve në protestën e Unazës së re, ku ai ndodhej.

Por zhgënjimet nga protestat e organizuara prej tij nuk mbarojnë këtu.

“Basha, ne vijmë por duam të vdesim për demokraci”, i shkruan një qytetar, duke lënë të kuptohet se nuk duan të sorollaten./CNA.al





Lajmet e fundit nga