web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Keni probleme me mëlçinë?/ Kjo është pija që e pastron rrënjësisht atë

1 Qershor 2019, 18:15, Aktualitet CNA

Mëlçia është një nga organet që ndihmon në eleminimin e mbetjeve të ndryshme nga organizmi si dhe përpunimin e ushqimeve dhe medikamenteve.

Disa nga faktorët që e dëmtojnë atë janë konsumimi i tepërt i alkoolit si dhe ushqimet jo të shëndetshme.

Për këtë arsye njeriut i duhet që herë pas here të bëjë disa kura natyrore që ndihmojnë në pastrimin e saj.

Më poshtë poi u paraqesim disa nga pijet natyrore që kryejnë pastrimin e plotë të saj duke iu ndihmuar të digjni yndyrnat dhe depozitat dhjamore.

Në mjekësinë popullore kineze besohet se mëlçia funksionon më mirë nga ora një deri në tre të mëngjesit, kur trupi pushon.

Çaji i Kamomilit

Ky çaj përmban shumë antioksidantë dhe ka aftësi qetësuese. Ai përmirëson cilësinë e gjumit, zbut nervat dhe largon stresin.

Antioksidantët tek kamomili luftojnë inflamacionin që i kanoset organeve dhe i pastrojnë ato nga toksinat. Çaji i kamomilit i ëmbëlsuar me pak mjaltë duhet pirë çdo mbrëmje për dy javë me rradhë.

Ujë i Ngrohtë me Limon

Kjo pije mund të pihet në mëngjes por edhe në mbrëmje. Nëse zgjidhni ta pini në mbrëmje, kjo pije do ju ndihmojë të pastroni mëlçinë dhe të eliminoni toksinat e mbetjet e ndryshme ushqimore.

Ekspertët thonë që gjysëm ore përpara gjumit duhet të pini 200 ml ujë të ngrohtë të përzier me lëngun e një limoni. Kura duhet konsumuar për 21 ditë me rradhë.

Çaj Xhenxhefili me Limon

Xhenxhefili me limon janë të mrekullueshëm jo vetëm për rënien nga pesha por edhe përmirësimin e shëndetit. Ato ofrojnë shumë vitaminë C dhe antioksidantë të cilët luftojnë shumë sëmundje. Xhenxhefili dhe limon luftojnë inflamacionin dhe eliminojnë toksinat nga mëlçia. Çaji i xhenxhefilit dhe limonit duhet pirë tre herë në javë. Për këtë çaj, ju nevojiten 250 ml ujë, një fetë xhenxhefili dhe lëngu i një gjysmë limoni.

Çaji i Nenexhikut

Ky çaj është i shkëlqyer për stomakun dhe ndihmon tretjen. Vajrat esencialë të nenexhikut eliminojnë toksinat në mëlçi dhe në zorrën e trashë. Për këtë çaj ju nevojiten dy lugë gjelle me nenexhik dhe 250 ml ujë. Këtë kurë duhet ta konsumoni shpesh jo vetëm për pastrimin e mëlçisë por edhe për qetësim.

 





Lajmet e fundit nga