web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha: “Orët e fitores po afrojnë, orët e tiranisë po përfundojnë”

31 Maj 2019, 16:46, Aktualitet CNA

Në një takim me qytetarët e Ish- Kinostudio-s, kryetari i PD Lulëzim Basha ndër të tjera iu bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë ti bashkohen protestës të së dielës. Ai deklaron se kjo protestë do rrëzoje Ramën nga posti i kryeministrit dhe se ditët që vijnë janë deçisive në përcaktimin e të ardhmes së një gjenerate të tërë.

Basha gjithashtu ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka pasur një pjesmarrje kaq masive të qytetarëve dhe veçanërisht të rinisë në protestë.

?Orët e fitores po afrojnë, orët e tiranisë po përfundojnë, fundi i kësaj të keqeje është tashmë në dorën tuaj. Mos prisni reflektim nga njeriu që vjedh bukën e vogëlusheve tuaj dhe paratë e familjes suaj. Ka vetëm një forcë që mund ta ndalojë dhe është ajo e bulevardit dëshmoret e kombit.

Asnjëherë më parë nuk ka pasur një pjesmarrje kaq masive të qytetarëve shqiptarë, veçanërisht të rinisë. Mos pushoni së qenuri të dobishëm, mblidhni cdo pikëz energjie dhe jepini një grusht tiranisë që ka kapluar Shqipërinë.

Ditet që vijnë janë deçisive në përcaktimin e të ardhmes së një gjenerate të tërë, barra është mbi shpatullat tona, për të siguruar të ardhmen e femijeve tanë?- tha Basha./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga