web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Hollanda kërkon kthimin e vizave”/ Berisha: Goditje e rëndë, mbyll dyert për vite të tëra

31 Maj 2019, 16:43, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si goditje të rëndë kërkesën e Holandës, për të vendosur regjimin e vizave.

Në një postim të tij në rrjetet sociale Berisha shkruan se këto qëndrime dëshmojnë në mënyrë përfundimtare se me Edi Ramën nuk ekziston absolutisht asnjë mundësi për hapjen e negociatave me BE.

Ndërsa shton se kjo kërkesë rrezikon  ti mbyllë dyert për vitë të tëra.

Postimi i plotë

Nje goditje tejet e rende, qe munde te mbylle dyert per vite per hapjen e negociatave!

Miq, vetem dy dite pasi Komisioni Europian i rekomandoi vendeve anetare hapjen e negociatave me Shqiperine, sepse sipas Komisionit Shqiperia i ka plotesuar kushtet, Mbreteria e Hollandes hedh poshte kete pretendim. Ne nje akt qe nuk ka ndodhur kurre me pare, Qeveria e Mbreterise se Hollandes dorezoi dje ne Komisionin Europian kerkesen zyrtare per rivendosjen e vizave per qytetaret e Shqiperise sepse ky vend jo qe nuk ka plotesuar kushtet por perkundrazi ka shenuar perkeqesim te ndjeshem dramatik.

Keshtu, ne 48 oret e para pas rekomandimit te Komisionit Europian per hapjen e negociatave me Shqiperine, dy vende kryesore themeluese te BE hedhin poshte kete rekomandim dhe nxjerrin kartonin e kuq te bllokimit te hapjes se negociatave me vendin tone.

Dje grupi parlamentar i CDU/CSU deklaroi se Shqiperia nuk ka plotesuar asnje nga kushtet per hapjen e negociatve me BE kurse sot qeveria e Mbreterise se Hollandes shkon edhe me tej, dorezon kerkesen per rivendosjen e vizave me qytetaret shqiptar.

Keto qendrime deshmojne ne menyre perfundimtare se me Edvin Kristaq Krimin dhe narkoshtetin e tij nuk ekziston absolutisht asnje mundesi per hapjen e negociatave me BE. Keto qendrime jane nje apel per çdo shqiptar te çlirohemi sa me pare nga narkoshteti i Edvin Kristaq Krimit dhe te shpetojme te ardhmen tone europiane.

Ketu me poshte keni nje artikull per kete lajm te zi. sb

Hollanda dorëzon zyrtarisht në Bruksel kërkesën: Vendosni vizat për shqiptarët

Pak kohë më parë ka qenë Parlamenti hollandez ai që ka miratuar projektin për rivendosjen e sistemit të vizave me Shqipërinë.

Deputetët Holandezë votuan për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Pesë partitë politike në Holandë, VVD, CDA, PVV, SP, CU kanë bërë bashkë 105 deputetë, nga 150 duke votuar me shumicë votash kërkesën për heqjen e vizave për Shqipërinë.

?Pas diskutimeve të shumta, duke vënë në dukje se: ka pasur një rritje të ndjeshme të aktiviteteve kriminale nga mafia shqiptare në Holandë; ndërsa këto organizata kriminale keqpërdorin mundësinë për të udhëtuar pa viza përmes Evropës dhe të zgjerojnë më tej rrjetin e kontrabandës, i kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent të lëvizjes pa viza për Shqipërinë?, ishte vendimi që mori Parlamentit holandez.

Dhe sot Hollanda kërkoi me shkrim që Komisionit Europian të konsiderojë pezullomin e vizave për shtetasit shqiptarë.

Në një letër dërguar komisionerit të BE Dimitris Avramopoulos, Holanda kërkon që të pezullohet lëvizja e lirë e shqiptarëve drejt shtetit të tyre./CNA.al





Lajmet e fundit nga