LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vettingu në duar të njerëzve të dyshimtë/ Hije skandali mbi pronat e Brunilda Bekteshit

30 Maj 2019, 11:22, Aktualitet CNA

Një numër jo i vogël gjyqtarësh dhe prokurorësh janë shkarkuar nga Vettingu për pasurinë.

Kanë bërë deklarim të rremë, nuk e kanë justifikuar dot dhe në këtë mënyrë kanë përfunduar jashtë sistemit të drejtësisë.

Madje-madje ka pasur raste kur janë përjashtuar vetëm për pagesë taksash, në kohën kur kanë qenë në emigrim.

Por, absurdi më i madh është se ata që vendosin për shkarkimin e tyre, janë për vetë për t’u hetuar.

Është fjala për komisionerët e Vettingut, disa prej të cilëve dyshohen se kanë fshehur pasurinë.

CNA.al do të kalojë në filtër një për të një duke filluar që nga anëtarët e KPK, KPA deri  tek Komisionerët Publikë.

Në Qershor të vitit 2017, Brunilda Bekteshi u zgjodh nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Bekteshi është licencuar si avokate në vitin 2003, ndërsa në vitin 2012 ajo ka marrë edhe licencën si përmbaruese gjyqësore.

Ajo ka shërbyer si juriste në KESH sh.a., OSSH sh.a. Pas kësaj eksperience, ajo fitoi titullin diplomate pranë Ambasadës Shqiptare në Turqi për shkak të funksionit të bashkëshortit.

Pas rikthimit në atdhe, juristja Bekteshi, për një periudhë trevjeçare, ushtroi profesionin e saj të juristes në pozicionin e përgjegjëses së sektorit ligjor në kompaninë ?CEZ Shpërndarje?.

Sa i përket pasurisë, dyshohet se Bekteshi e ka fshehur apo e ka vënë dhe në emër të familjarëve të saj dhe nuk e ka deklaruar të tërën.

CNA.al po sjell deklaratat e pasurisë së Bekteshit, ku rezulon se para fillimit të detyrës,  ajo ka deklaruar se disponon një apartament banimi, më sipërfaqe 75.52 m2, në Tiranë, që kushton 54.000 euro, një automjet Nissan Micra, të cilin më vonë e ka shitur.  Gjithashtu ajo deklaron dhe një sërë pasurish të patundshme tokë bujqësore në emër të saj dhe të bashkëshortit.

Komisionerja Bekteshi që firmos shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, harron pasurinë e babait të saj në rrugën “Bajram Curri”, në Tiranë dhe shtesat që ka bërë në apartament, ku një dhomë me sipërfaqe 28 m2 e jep me qira mbi 200 mijë lekë të vjetra dhe nuk paguante asnjë tatim.

Gjithsesi është detyrë e organeve kompetente që të hetojnë pasurinë e saj dhe të afërmëve të saj.

Deklarata para fillimit të detyrës 2017

Apartament banimi, më sipërfaqe 75.52 m2, në Tiranë, që kushton 54.000 euro.

Ajo deklaron se e ka blerë me kredi dhe me kursimet familjare.

Automjet Nisan Micra, viti i prodhimit 2000, blerë me 04.10.2015 në shumën 150 000 lekë.

Thotë që e ka blerë më të ardhurat nga paga.

Tokë bujqësore në pronësi të familjes, me sipërfaqe 35222 m2

Tokë bujqësore në pronësi të familjes, me sipërfaqe 1 020 m2

Llogari bankare me date 17.06.2017 në shumën 3 766 62 lekë.

Llogari bankare e hapur me datë 26.02.2013, në shumën 506 45 lekë.

Në emër të bashkëshortit deklaron

Automjet Ford Fokus, viti i prodhimit 2004, blerë me datë 06.08.2012, në shumën 3 200 euro.

Tokë bujqësore në Skrapar, me sipërfaëqe 13 800 m2.

Overdraft, 294 283 57 lekë.

 

Viti 2017

Të ardhura të krijuara nga paga, nga data e emërimit në detyrë 17.06.2017 deri më datën 29. 12.2017, në shumën 1 711 032 lekë.

Të ardhurat në llogarinë e bashkëshortit 1 489 473 11 lekë.

Viti 2018

Ka shitur automjetin Nisna Micra, në shumën 125 000 lekë.

Llogari personale bankare shtuar me 993 543 53 lekë.

Llogaria bankare e bashkëshortit shtuar me 35 614 59 lekë.

Të ardhura nga paga për vitin 2018, 3 536 564 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në shumën 2 626 131 5 lekë./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga