web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Njerku më preku gjoksin”/ Moderatorja e famshme bën deklaratën tronditëse

28 Maj 2019, 14:48, Aktualitet CNA

Të shumtë janë personazhet që kanë marrë guximin për të rrëfyer ngjarjet që kanë tronditur fëmijërinë e tyre. Një rast të tillë e ka ndarë me ndjekësit dhe moderatorja e famshme amerikane Ellen DeGeneres.

Ajo ka treguar se kur ishte adoloshente njerku i saj e ka ngacmuar seksualisht duke i prekur gjoksin. Moderatorja shton se në atë periudhë e ëma sapo ishte diagnostifikuar me kancer të gjirit dhe njerku i saj përfitoi nga kjo për ta prekur në vendin intim.

?Kur mami ishte jashtë qytetit më tha se kishte ndjerë një gungë në gjoksin e saj dhe kishte nevojë të prekte gjoksin tim. Ai më bindi se duhet të ndjente gjoksin tim dhe u përpoq ta bëjë dhe një herë tjetër, pastaj edhe një herë tjetër.?

Moderatorja shtoi se ajo nuk donte t?i tregonte nënës së saj për incidentin në atë kohë, sepse e dinte se do t?i shkatërronte lumturinë.

?Jam e zemëruar me veten sepse ju e dini, isha shumë e dobët për ta ndalur. Isha 15 ose 16 vjeç,?-tha Ellen.

?Është një histori e tmerrshme dhe unë po tregoj detaje për shkak se nuk dua që vajza të tjera të jenë viktimë e së njëjtës gjë. Mos e lejoni kurrë dikë ta bëjë këtë. Kurrë nuk duhet ta kisha mbrojtur,?-u shpreh 61-vjeçarja.?Duhet të kisha mbrojtur veten dhe nuk i tregova mamasë për disa vite. Dhe kur i tregova nuk më besoi. Më pas qëndroi me njerkun edhe për 18 vite. Dhe më në fund e la sepse ai e ndryshoi versionin e historisë disa herë.?





Lajmet e fundit nga