Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Çfarë do të ndodhte nëse në serinë e protestave të opozitës, përballë zemëratës së saj dhe mureve të kryeministrisë nuk do të qëndronin disa mijëra policë, por vetëm një gjysëm dyzine prej tyre dhe punonjësit e zakonshëm të gardës që bëjnë shërbim?
Në skenarin më të keq, demonstruesit do të hynin në godinë, do të vërtiteshin në korridore me vrullin që të jep turma, do të trimëroheshin me kurajon që jep po turma, do të hynin në sallën e mbledhjeve të qeverisë, do të grisnin fluturat e zyrës së Edi Ramës, do t?i thyenin koshin e basketbollit dhe do të ngjyroseshin me lapsat e tij me ngjyra. Do të provonin ngazëllimin anonimit që ndjehet i rëndësishëm, njëlloj si revolucionarët në Evropë qindra vjet më parë apo demokratët e brezit të shkuar, vetëm 20 vjet më herët.
Po pastaj? Mund të rrinin edhe disa ditë aty brenda duke e pamundësuar hyrjen në godinë të qeramarësve të ligjshëm të saj, do të bëheshin kryelajm në mediat botërore dhe do të dëgjonin fjalimet plot me patetikë çlirimtare të drejtuesve të tyre. Po të atyre njerëzve që do të jenë të parët që do të kuptojnë se fatura e marrëzisë paguhet gjithmonë. Herët a vonë, por gjithsesi paguhet.
Qeverisja nuk qëndron në mure. Qeverisja nuk afrohet duke i goditur muret me gurë apo duke i përvëluar me Molotov, por duke fituar zgjedhjet.
As legjititeti i qeverisjes nuk qëndron në hapësirën e disa dhjetra zyrave. Eshtë shumë më shumë se kaq. Edhe në rastin kur mureve të kryeministrisë ju sulet një detashment militant si otomanët Krujës dikur. Edhe në rastin kur muret mbrohen me epikën e Vrana Kontit sipër me otomanë poshtë. Ky është një film i parë shumë herë që i ka parë herë socialistët e Ramës dhe shumë më shumë herë të tjera, demokratët e Berisha-Bashës, në rolin e otomanëve mësymës.
E njëjta skenë e skemë është përsëritur shumë herë edhe me parlamentin. Godina nga e cila demokratët dhe LSI-ja u larguan me vullnetin e tyre, është vënë vazhdimisht në sulmin e një turme që duket se kërkon të bëjë të kundërtën e asaj që bënë ish-përfaqssuesit e saj: kërkon të hyjë brenda. Për të bërë më pas sërish daljen jashtë, sipas të njëjtës logjikë që kushtëzon njëherë e mirë një të vërtetë tjetër të thjeshtë: parlamentin nuk e bëjnë muret!
Kaq mjafton për të kuptuar se në mënyrë paradoksale, mungesa ndonjëherë është shumë herë më e fortë se prania. Çfarë nuk ja bëri dot Kuvendit të Shqipërisë opozita zyrtare me qëndresën e saj në parlament, po ja bën me ikjen e saj. Opozita bis, ajo që ishte në katet fundore të listave PD e LSI e kanë rrëzuar thelbësisht parlamentin. Kujtimi e Myslymi, i bënë shumicës së Ramës atë që nuk ja bënë dot Basha, Kryemadhi dhe vetë Berisha.
Më shumë se kushdo tjetër, çfarë ka ndodhur në të vërtetë me parlamentin, e kupton vetë Rama. Kryeministri e refuzon këtë parlament që e ka rrëzuar dhe është rrëzuar edhe vetë duke u bërë qesharak.
Edhe trojka Basha, Kryemadhi e Berisha që rrinë jashtë një parlamenti që nuk i ngre dot në pushtet, e kanë kuptuar të njëjtën të vërtetë. Ndaj, me policë apo pa të tillë ndërmjet protestuesve dhe godinave të pushtetit, zgjidhja nuk vjen nga ndeshja e forcës. Dialogu kërkon një shans sepse ai në vetvete është një nga shanset e fundit e të pamerituar që po i jepet një klase politike që i ka parë negociatat si një lojë kumari. Por, si rregull, në kumar humbasin të gjithë! Rrallë ndodh që të fitojë dikush me fatin e fillestarit.in e fillestarit.
Arbenita dhe Fero janë një ndër çiftet më të komentuar të sh...
I njohur tashmë si “Taramelja e Piter Panit” Xheison Bafti ë...
Partia Demokratike dhe LSI kanë ankimuar vendimin e KQZ për ...
Disa foto të reperes së njohur Iggy Azalea kanë shkaktuar sh...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, foli rret...
Të shumtë janë personazhet që kanë marrë guximin për të rrëf...
Antiterrori i Policisë së Shtetit ka proceduar penalisht nj...
Kujtim Gjuzi i cili pranoi të merrte mandatin e deputetit si...
Një adoleshente 16 vjeçare është shprehur gjatë një programi...
Rigels Rajku i njohur si Noizy është një nga reperët më të f...
Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë sot një takim me d...
Enca Haxhia është një nga këngëtaret më të komentuara të sho...
Bashkimi Evropian ka reaguar pas aksioneve të fundit të Poli...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me investigimin e BI...
Kontrolli i Lartë i Shtetit, është kthyer në një institucion...
Piktori Avni Delvina ka ironizuar Skënder Gjinushin, i cili ...
Nga Fjorda LlukmaniPara pak ditësh në Vjenë një miku im shqi...
Forca shumëkombëshe e KFOR-it, ka reaguar në lidhje me aksio...
Para pak ditësh, në datën 20 maj zëdhënësja e Partisë Demokr...
Për pak ditë hyjmë zyrtarisht në stinën e verës. Po një prej...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...