Shqiptarët lënë me “gisht në gojë” policinë italiane/ Arratisen nga burgu i sigurisë së lartë
Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë n...
Bypass-i i Vlorës, një ndër veprat më të rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit, do të jetë gati brenda afateve të parashikuara në kontratë. Aktualisht kanë përfunduar gati 12 përqind e punimeve dhe e gjithë vepra do të jetë plotësisht e aksesueshme në fillim të vitit 2021.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato inspektuan nga afër punimet.
Supervizori i punimeve, Demetrios Tsolkas i ka njohur me ecurinë e deritanishme të punimeve. ?Bypassi i Vlorës është 29 km i gjatë. Punimet kanë nisur në të gjithë gjatësinë e rrugës, kryesisht me punimet e gërmimeve në disa seksione dhe me themelet e urave. Ndërkohë kontraktori ka nisur ndërtimin e mbulesave dhe jemi duke vazhduar punën. Progresi i bërë deri tani është rreth 10-12% dhe i gjithë procesi është duke ecur mire?, është shprehur Tsolkas.
I pyetur nga ministrja Balluku se si do ta vlerësonte ecurinë e deritanishme të punimeve të kryera, supervizori është përgjigjur: ?Në fazat e para të çdo projekti ka shumë punime parapërgatitore që duhen kryer dhe shumë çështje që duhen zgjidhur, aksesi në rrugë, aksesi për të ndërtuar urat, pra punë që nuk mund të shihen nga fillimi, por që janë duke u kryer në shumë pjesë të rrugës. Të gjitha punimet kanë bërë progres dhe në muajt e ardhshëm unë pres që ndërtimet e mëdha, që janë 5 ura të kenë filluar ndërtimin?
Drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato, theksoi se krahas hapjes së rrugës po punohet paralelisht dhe për ndërtimin e shtatë strukturave të cilat janë ura dhe tombino.
?Gjatë gjithë vitit 2019, deri më sot janë realizuar pothuajse rreth 400 mijë metër kub gërmime dhe rreth 300 mijë metër kub mbushje me dhera të projektit të rrugës ndërkohë që po punohet paralelisht dhe për shtatë struktura të cilat janë ura dhe tombino. Kjo është ecuria e deri tanishme. Ne parashikojmë që të mbyllim brenda afateve në 2021-shin?, u shpreh Qato.
Nga ana e saj, ministrja Balluku vlerësoi se krahas përfundimit në kohë dhe me cilësi të punimeve për ndërtimin e bypass-it, është e rëndësishme gjithashtu që ato të mos impaktojnë në mjedis. Vlora, u shpreh Balluku, është qyteti kryesor ku është bazuar strategjia kombëtare për zhvillimin e turizmit dhe për këtë arsye kërkoi nga inxhinierët e firmës që po kryen punimet një kujdes edhe më të madh sa i takon ndikimit në mjedis.
?Punimet në Vlorë, përveç faktit që duhen dorëzuar në kohë, duhen dorëzuar me cilësi. Ato kanë dhe një specifikë tjetër, që nuk duhet të impaktojnë negativisht ambientin pasi ky është qyteti ku ne kemi bazuar nisjen e strategjisë së turizmit. Kjo duket nga Lungomarja apo të gjitha projektet të cilat janë dorëzuar. Kështu që projektet e tjera të infrastrukturës, më të fuqishme, që janë të vendosura në këtë qytet, kërkojnë edhe këtë specifikë, një kujdes nga ana juaj përsa i përket punimeve?, nënvizoi Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur gjithashtu se hapja e Bypass-it të Fierit para nisjes së sezonit, por edhe ndërhyrjet që po bëhen në portin e Vlorës, janë investime të cilat shtojnë edhe më shumë potencialet turistike të Vlorës duke e bërë atë më lehtë të aksesueshme nga turistët vendas dhe të huaj.
Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë n...
Policia ka arrestuar në flagrancë një të ri në Lushnjë pasi ...
Rumunët po votojnë në një referendum mbi përpjekjet e koalic...
Policia ka arrestuar sot një person pasi kultivonte fidanë m...
Partia Socialdemokrate (SPD) mund të pësojë humbje të mëdha ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po monitoron me rigorozitet c...
Policia ka arrestuar sot pronarin e një lokali nate pasi shp...
Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar pas letrës së p...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla së bashku me ...
Një banesë është pëfshirë nga flakët sot në qytetitn e Fieri...
Këngëtarët Alban Skënderaj dhe Miriam Cani i thanë zyrtarish...
Në Festivalin e Filmit në Kanë për vitin 2019 çmimi më i rën...
Vettingu, procesi i aq shumë pritur po bëhet me dy standarte...
Vetëm pak minuta pas publikimit të letrës së pestë që kryemi...
Këngëtarja shqiptare e cila tashmë jeton në Amerikë, ka mart...
Para disa ditësh Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgaha...
Pas skandalit të mashtrimit drejt një çifti zvicerian, Lored...
Ekstravagante si gjithmonë, Dafina Zeqiri ia vërtetoi të gji...
Në 31 gusht 1997 në tunelin Pont de l’Alma në Paris, prince...
Virgjëresha dhe UjoriVirgjëreshat janë observues dhe punëtor...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...