Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Kryeministri Edi Rama ka shkruar sot një letër të dytë në drejtim të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke i kërkuar përsëri të ulen për dialog, për të zgjidhur krizën aktuale politike në vend.
” Mbetem i vendosur t?ju ofroj të gjithë gatishmërinë time, për t?i hapur rrugë dialogut” ka shkruar Rama në letrën e tij duke shtuar se “ju bëj publikisht thirrje: Ejani të ulemi në Tryezën e Dialogut! Pa kushte dhe pa humbur kohë.”
Letra e plotë e Ramës drejtuar Bashës
LETËR E DYTË PUBLIKE LULZIM BASHËS
Zoti Kryetar,
e mora reagimin Tuaj ndaj letrës së djeshme ende pa u ?tharë boja? e saj dhe nuk jam aspak i çuditur, me refuzimin brutal të Dialogut nga ana Juaj. Por, duke qenë se detyrimi im është të këmbëngul, pa humbur durimin, në të vetmen rrugë që njeh demokracia, Dialogun, mbetem i vendosur t?Ju ofroj të gjithë gatishmërinë time, për t?i hapur rrugë Dialogut.
Natyrisht, Ju jeni në të drejtën Tuaj ta udhëhiqni grupimin Tuaj politik drejt humnerës, duke marshuar përditë sikur jetoni në një botë paralele, pa ligje, pa rregulla, pa të tjerë që mendojnë krejt ndryshe nga Ju në këtë vend (shumica dërrmuese, përfshirë edhe shumicën e votuesve Tuaj) dhe jashtë këtij vendi – pa përjashtim të gjithë miqtë e partnerët e Shqipërisë.
Ju jeni në të drejtën Tuaj t?u drejtoheni shqiptarëve sikur janë gjindje pa vetëdije, që s?dinë ç?është demokracia, ligji e vetë liria dhe t?i trajtoni miqtë e partnerët ndërkombëtarë të vendit sikur nuk ekzistojnë.
Ju jeni po ashtu në të drejtën Tuaj të synoni tërheqjen pas Jush të pak individëve që mbase, kushedi, mund të jenë gati të kryejnë krime zgjedhore e të humbasin lirinë e tyre, sipas parashikimeve të Kodit Penal për ato krime dhe më tej akoma, t?i thonë lamtumirë edhe lirisë së hyrjes në SHBA dhe në vendet e Bashkimit Europian, si persona të padëshirueshëm në një botë që rrotullohet përmes zgjedhjeve demokratike, jo përmes dhunës mbi to.
Por, i dashur Lulzim, për fat të mirë Ju s?jeni vetëm në këtë vend dhe as ata që do vijojnë t?Ju ndjekin në aventurën Tuaj të pashoqe, gjithnjë e më të paktë, nuk janë asfare populli i këtij vendi. I cili lirinë dhe të drejtën për të zgjedhur, nuk i ka marrë borxh nga Ju apo nga unë dhe po ashtu, nuk Ju?a ka borxh as Juve, as mua e askujt në botë, mosmbajtjen në kohë e në paqe të zgjedhjeve të radhës.
Kështu që përsëri Ju bëj publikisht thirrje: Ejani të ulemi në Tryezën e Dialogut! Pa kushte dhe pa humbur kohë.
Fushata e zgjedhjeve nis zyrtarisht në 31 maj dhe ditët e numëruara që kanë mbetur, duhen shfrytëzuar për dialog politik, jo humbur me kërcënimet e dëshpërura dhunënxitëse që nuk Ju turpërojnë vetëm Juve, po edhe vendin tonë e të gjithëve ne bashkë me të.
Ejani në Dialog të arsyetojmë si njerëz me përgjegjësi të mëdha dhe t?i ballafaqojmë divergjencat tona të mëdha, me forcën e arsyes, përpara se sa inercia e rrugës së gabuar që keni marrë t?Ju ketë degdisur në esfeltin e irrelevancës politike, megjithë grupimin Tuaj. Edhe njëherë, mua s?më duhet fati Juaj politik dhe as fati politik i atij grupimi – madje sipas meje, troç fare, rrënimi i plotë me duart Tuaja i grupimit që po udhëhiqni qorrazi është ogur i mirë për këtë vend e për vetë të ardhmen e institucionit të pazëvendësueshëm të opozitës – por ky moment me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, më imponon t?Ju lutem të ktheni rrugë! Sepse Shqipëria s?ka kohë për të humbur për llogaritë e gabuara politike dhe aventurat antidemokratike të kujtdoqoftë.
Duke Ju garantuar se jam në dispozicionin Tuaj, në çdo moment dhe pa kushte për një Dialog për Shqipërinë, si edhe duke Ju siguruar se sikur të tërë të dëshpëruarit nga Reforma në Drejtësi të hidhen përpjetë, nuk kanë për të ndalur dot as zbatimin e Reformës në Drejtësi, as zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor, uroj rikthimin Tuaj sa më të shpejtë në rrugën e arsyes.
Edi Rama
Kryetarja e Grupit Parlamentar demokrat, Rudina Hajdari foli...
Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë refuzuar kë...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti gjatë fjalës së...
Kryetari i Ballit Kombëtar, deputeti Adriatik Alimadhi nga f...
Ambasadori turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk, ka folur sot...
Presidenti Ilir Meta, vijon të këmbëngulë se sistemi i drejt...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me al...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë...
Ndërkohë që seanca plenare ka filluar të zhvillohet në Kuven...
Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, ka folur sot n...
Dhurata nuk marrin vetëm gjyqtarët dhe prokurorët por edhe p...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zhvillon sot një mbledhje ...
Në seancën e sotme parlamentare po diskutohet raporti i vep...
Pak ditë më parë kandidati i Bindjes Demokratike për Lezhën ...
Adriatik Alimadhi, kreu i Ballit kombëtar kërkoi fjal;ën në ...
Deputeti Spartak Braho nga foltorja e Kuvendit sulmoi drejto...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj replikoi ndaj deputetit...
Deputeti Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit ku po diskut...
Gjykata e shkallës ës pare në Durrës ka vendosur të ekstrado...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka shkruar lidhur me protestë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...