web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali-I hiqen ministrisë së Mbrojtjes/ 1.7 milionë dollarë shpërblim për Policinë e Shtetit

22 Maj 2019, 16:53, Aktualitet CNA

Ish kreu i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një postim në rrjetet sociale ka publikuar një skandal,lidhur me një urdhër të firmosur nga Edi Rama për heqjen e 1.7 milionë dollarëve nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes duke ia kaluar Ministrisë së Brendshme.

Sipas Vasilit, ky është një skandal i thellë që duhet zbuluar deri në fund.

Postimit të tij Vasili i ka bashkangjitur edhe dokumentin e firmosur nga kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë i Vasilit:

SKANDAL I!!

(Dokumenti foto)

Ministrise se Mbrojtjes i hiqen nga buxheti 1.7 milion dollare me firmen e Edi Rames per t’ja dhene Ministrise se Brendeshme.

Nje milion e shtateqind mije dollare shperblim per policine sepse pati “meriten” e turpshme qe te hidhte gaz helmues,te rrihte dhunshem dhe arrestonte qytetaret e pafajshem dhe mbrojti me zjarr egersisht te korruptuarit e qeverise.

Ministria e Mbrojtjes per te genjyer NATO-n dhe nga qe gjoja nuk i dilnin parate per buxhetin, futi ne buxhetin e mbrojtjes edhe spitalin e traumes helikopteret e shendetesise dhe emergjencat civile,ndersa sot lejon ti marrin plot 1.7 milion dollare sevap per policine.

Parate e Fondit rezerve te qeverise,te buxhetit te koncesioneve dhe te tenderave ku vjedh qeveria nuk preken kurrsesi,kurse Ministrise se Mbrojtjes si institucion kyç i Sigurise Kombetare i zhvaten parate.

Nje skandal i tille duhet hetuar deri ne fund.

Shteti i rënë paguan mercenarizmin policor per tu mbajtur ne kembe edhe ca dite me shume.

Shiheni vete Vendimin e turpshem te qeverise dhe kuptoni kete banditizem qeveritar te padegjuar./CNA.al





Lajmet e fundit nga