web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pezullimi i prokurimeve/ Ademi: Vendim antikushtetues, pengon bashkitë

16 Maj 2019, 13:27, Aktualitet CNA

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për të pezulluar fillimin e procedurave të prokurimit nga Bashkitë, duke e cilësuar atë si antikushtetues.

Sipas kryebashkiakes Ademi, ky vendim pengon Bashkitë të ofrojnë shërbime dhe të zhvillojnë jetën në komunitete.

Në një prononcim për mediat, Ademi deklaroi se vendimi për pezullimin e prokurimeve publike dëmton bashkitë dhe i pengon ato të ofrojnë shërbime dhe të zhvillojnë jetën në komunitete.

Kujtojmë këtu se pak dite më parë Qeveria miratoi vendimin për pezullimin e përkohshëm të fillimit të procedurave të prokurimit nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre, nga 1 deri në 30 qershor 2019./ CNA.al





Lajmet e fundit nga