web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"PD e ka të sigurtë fitoren me LSI"/ Fahri Balliu në krah të Kryemadhit

14 Maj 2019, 15:18, Aktualitet CNA

Botuesi Fahri Balliu e quan fat daljen në skenën politike të LSI-së.

Sipas tij aleanca e PD-së me partinë e drejtuar nga Monika Kryemadhi i siguron fitoren koalicionit opozitar.

“Dalja në skenë e LSI-së ishte fat i politikës shqiptare. Kam qenë për bashkëpunim e PD dhe LSI-së, pasi me këto dyja bashkë PS nuk fiton asnjëherë. Prandaj Basha ka mësuar nga historia dhe ka bërë një përzgjedhje të shkëlqyer”, – është shprehur nga ekrani i Report TV-së, Fahri Balliu, ish gazetari besnik i mësimeve të Partisë Komuniste dhe diktatorit Enver Hoxha, që sakaq shërben si këshilltar politik i Lulzim Bashës dhe Monika e Ilir Metës.

Sipas Balliut senjor, PD-LSI të bashkuar bëjnë çelikun.

“LSI është parti e vlerave kombëtare. Ajo anon andej nga po rrezikohet Shqipëria,”- ka thënë më tej Balliu.

Duke mos u ndalur këtu. Pasi ka folur me superlative për LSI-në, ai nuk ka lënë pas dores as presidentin Ilir Meta, që në fakt është kryetari real i LSI-së.

“I vetmi faktor i pacenueshëm është Presidenti, i cili është një figurë që ka mbajtur distancë nga partitë dhe mund të luajë rolin e vet në këtë situatë,”- ka thënë Fahri Balliu, i cili është dhe babai i ish deputetit të listës Basha, sakaq mandatdjegur, Klevis Balliu/CNA.al

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga