web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shoku i Gjikos është i dashuri i Taynës?/ Publikohet për herë të parë fotoja

13 Maj 2019, 18:21, Lifestyle CNA

Tayna është cilësuar si një nga fenomenet e këtij viti. Këngëtarja e hitit “Columbiana” është përfolur shumë për jetën private për të cilën tregohet  shumë e rezervuar.

Arbresh.info ka zbuluar në janar të këtij viti që Tayna ka nisur një lidhje dashurie, ndërkohë ditën e sotme portali në fjalë ka bërë publike një foto ku të dy shfaqen të përqafuar dhe të qeshur.

Mashkulli nga i cili shoqërohet reperja njihet si Kech Montana dhe pas një kërkimi në llogarinë e Instagram u pa se është shok me reperin e njohur Gjiko.

Madje në shumë postime ai i referohet bashkëshortit të moderatores Elita Rudi: ?Vëllaçko!?

 





Lajmet e fundit nga