web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spaho sulmon ashpër ish-kryeministrin italian/ Duhet t'ju kërkosh falje shqiptarëve

9 Maj 2019, 07:09, Aktualitet CNA

Një ditë më parë në media u publikua një lajm, sipas të cilit Ish-Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi deklaron se ndikimi i Federika Mogerinit në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian (BE) ?ka qenë thuajse zero? dhe thotë se është penduar që e zgjodhi Federika Mogerinin si përfaqësuese e lartë e punëve të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Ndërkohë, një lajm i tillë ka sjellë reagime edhe në Tiranë. Ish-kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho ka sulmuar ashpër Renzin.

Në një postim në rrjetet sociale, Spaho përveç akuzave kundër qeverisë, për të cilën thotë se nuk ka përmbushur asnjë reform, bën edhe Mogherinin fajtore për mos hapjen e negociatave me BE-në.

Sipas tij, Mogherini ka gënjyer jo vetëm shqiptarët me shpresa boshe që negociatat do hapen, por në rradhë të parë ka tentuar të gënjejë dhe vazhdon të tentojë të gënjejë vendet anëtare të BE.

?Per tre vite rresht, megjithë raportet pozitive të Mogherinit për hapjen e negociatave, vendet anëtare nuk i kanë hapur sepse kanë parë nga burimet e tyre që Shqipëria nuk është reformuar. Mateo, kjo Mogherini yt mban përgjegjësi sepse ka gënjyer në bashkepunim me qeverinë shqiptare se kushtet janë përmbushur dhe reformat janë kryer.?-shkruan Edmond Spaho.

Më tej, ish-deputeti demokrat thekson se Renzi duhet t?i kërkojë falje shqiptarëve për kohën e humbur.

?Mateo në se i kerkove Europes falje për insistimin tënd që Mogherini të ishte ministre e jashtme e BE, për ne kjo nuk vlen. Ki kurajo dhe i kërko ndjesë shqiptarëve që ju dhashë një ministre e cila për pesë vite me rradhë ju gënjeu kur na thoshte që pothuaj po hyni në BE kur ne ishim me vite larg. Vitet ikin Mateo dhe ne për shkak të miopisë dhe injorancës sonë, por edhe gënjeshtrave tuaja vazhdojmë të mbetemi larg dyerve të Europës.?-shkruan ndër të tjera Edmond Spaho.

Postimi i plotë i Spahos:

Shume vone Mateo! Kjo nuk vlen pas pese vitesh humbje kohe per Europen dhe vendet tona qe e shohim Europen sic shihnim Ameriken ne kohen e diktatures. Cfare do i thuash Mateo popullit shqiptar per keto pese vjet te humbura? E di ti Mateo qe pervec qeverise shqiptare qe nuk ka plotesuar asnje kriter per hapjen e negociatave me BE, fajtori i dyte eshte Mogherini? E di pse? Sepse ka genjyer jo vetem shqiptaret me shpresa boshe qe negociatat do hapen, por ne rradhe te pare ka tentuar te genjeje dhe vazhdon te tentoje te genjeje vendet anetare te BE. Per tre vite rresht, megjithe raportet pozitive te Mogherinit per hapjen e negociatave, vendet anetare nuk i kane hapur sepse kane pare nga burimet e tyre qe Shqiperia nuk eshte reformuar. Mateo, kjo Mogherini yt mban pergjegjesi sepse ka genjyer ne bashkepunim me qeverine shqiptare se kushtet jane permbushur dhe reformat jane kryer.

Po perse atehere nuk hapen negociatat? Mire sivjet jane zgjedhjet per parlamentin europian dhe eshte rreziku i te djathtes ekstreme, por si ndodh qe edhe ne 2017 edhe ne 2018 negociatat nuk u hapen?
Mateo, ne se dikush do i kishte thene qeverise shqiptare se negociatat nuk hapen sepse nuk keni kryer reforma, kjo do kishte qene shume e ndershme dhe ndoshta do kishte ndikuar qe qeveria jone te kishte reflektuar dhe kryer disa reforma. Kjo nuk ndodhi sepse Mogherini dhe stafi i saj ne Tirane dhe Bruksel genjyen. Po tani kush mban pergjegjesi per vite te tera te shkuara kot?

Kush mban pergjegjesi per papergjegjesine e Mogherinit qe sot na thote qe kushtet jane plotesuar, raporti do jete pozitiv por te gjithe e dine se negociatat nuk do hapen sepse tre vendet me te rendesishme te BE, Gjermania, Franca dhe Hollanda mendojne se Shqiperia eshte vend ku sundon sindikata krim i organizuar dhe qeveri? Mateo, a ka menyre me te mire per te sabotuar integrimin e Shqiperise se sa kjo e ndjekur nga Mogherini qe thote se jeni mire kur jemi keq vetem qe ti beje qejfin Rames?

Kush do mbaje pergjegjesi per vitet qe u ngopem me lugen bosh te Mogherinit? E di qe do thuash se fajin e keni vete, qe besoni nje te deshtuar, por kete zonjen e morem nga ti dhe ne cdo rast qe ndonje e kundershtonte, ndeshej me murin qe jeni antidemokrate, antieuropiane, rusofile e plot marrezira te ketij lloji. Mateo ne se i kerkove Europes falje per insistimin tend qe Mogherini te ishte ministre e jashtme e BE, per ne kjo nuk vlen.

Ki kurajo dhe i kerko ndjese shqiptareve qe ju dhashe nje ministre e cila per pese vite me rradhe ju genjeu kur na thoshte qe pothuaj po hyni ne BE kur ne ishim me vite larg. Vitet ikin Mateo dhe ne per shkak te miopise dhe injorances sone por edhe genjeshtrave tuaja vazhdojme te mbetemi larg dyerve te Europes. Kjo eshte ajo qe ju doni?/ CNA.al





Lajmet e fundit nga