Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Vazhdimi i Festimit të ditës së dëshmorëve në datën 5 maj është jo vetëm një reminence nga e shkuara por edhe një provë e pastër e mos dekomunistizimit të shoqerisë e mbi të gjitha të politikës shqiptare.
Eshtë e dhimbshme të shohësh krah të politikës të shkojnë ende në 5 maj në varrezat e dëshmorëve dhe të perkujtojnë si byroja e dikurshme dëshmorë të përcaktuar dhe jo dëshmorë të kombit.
Sot komunizmi feston simbolin e tij të luftës,në varrezat e dëshmorëve.
Por sot shoqerisë duhet ti thuhet se cila është vlera e kesaj lufte ,gjithmonë nëse koha i ka lënë ende ndonjë vlerë.
Flasin për krenari, por krenari për çfarë,përse?Për një luftë që shkaktoi me mijra viktima mes shqiptarve, një pseudo luftë që në emër të lirisë mbolli dhunë , në emër të jetës mbolli vdekjen.
Thuhet :Mirënjohje për të rënër në varrezat e dëshmorëve.
Cilët dëshmorë? Sa persekutorë dhe viktima ka mbledhur kjo varrezë,simbol dhe vepër e realizmit socialist. Ende kjo klasë politike po mundohet ti risjellë të gjalla kufomat e mumifikuara të saj.
Ende përpiqen të ngjallin emocione me lojra lufte,deshmore dhe ideale lirie jashtë kontekstit të lirise. Çfarë është 5 Maji?
Pse u zgjodh kjo datë ? Per te pervetesuar luften dhe disfaten e fashizmit ne pergjithësi, komunistët zgjodhen per dite deshmoresh daten e vrasjes se nje te riu komunist , i njohur ne rrethet e celulave komuniste edhe si prozator, Qemal Stafes.
Në fakt Qemal Stafa ishte viktima e pare e asgjesimit brenda partise, nga te paret viktima te luftes per pushtet qe do ndiqej nga shume te tjere. Per te mbuluar kete vrasje nga syte e botes por edhe nga te vetet ,komunizmi vendosi qe kjo dite te ishte dita e deshmoreve ,por per cilen merite?
Kjo u shoqerua edhe me nje kenge dhe me respektimit te Qemalit, qe dhe i vdekur nuk e kuptonte se nga i erdhi gjithe kjo fame?. Natyrisht kjo jo per shkak te skicave me geshtenjapjeksin.
Ketu filloi mekanizmi vetëeleminues që krijon sistemi i organizimit i ngritur mbi idetë komuniste.Pra,ka të bëjë me përçimin e mesazhit të simbolit të njeriut komunist si luftëtar për çlirimin e vendit në kontekstin se çdo e mirë këtij vendi i ka ardhur nga komunistët dhe nuk ka të bëjë me sensibilitetin ndaj kontributit direkt të Qemal Stafës.
Pse vrapojnë Partitë politike në këtë ditë drejt varrezave të quajtura të kombit nga sistemi komunist dhe sot nga sistemi i deformuar demokratik.
Thjesht për marketing politik.Thjesht sepse duke përvetësuar ditët simbol apo simbolet kombëtare ke derivuar pushtetin politik që rrjedh nga besimi i njerëzve drejt kombit nga ndjenja nacionale e tyre.
Me këtë duket se ende ne nuk jemi ndarë nga e djeshmja, nga ligësia dhe simbolet e saj që prodhoi në emër të të gjitheve , në emër të kombit.
Ende politika e sotme kerkon vota nen hijen e nje statuje tipike te realizmit socialist, qe ngihet si fat i keq mbi varre deshmoresh te sajuar, me emrin gjoja nacionalist ? Nene Shqiperi?.
Pse nuk gjejmë dot një datë tjetër simbol që bashkon kontributin kombëtar të dëshmorëve nacionalistë dhe komunistë.Mund të gjejmë një datë në një periudhë gri që nuk ndan palët.p.sh 17 Janari vdekja e Skënderbeut duke qenë se është dhe heroi ynë kombëtar.
Natyrshëm lind pyetja: Pse e ndërruam sistemin socialist ne vitin 90, kur asnjë nga simbolet e së djeshmes që vendosi regjimi në shërbim të pushtetit të tij nuk e kemi ndërruar, ditën e çlirimit, emra rrugësh, emra stadiumesh,emra shkollash, ditën e dëshmorëve, etj.
Vetëm sistemi i taksave na ndan, asgjë tjetër ? Sot ne jetojmë të djeshmen,sistemin e korrupsionit që buron nga dje, sistemin e padrejtësisë në sistemin e drejtësisë të djeshëm,sistemin e simboleve falso kombëtare të djeshëm,sistemin e kriminalizuar që rrjedh nga pushteti i djeshëm.
Jetojmë një kohë që nuk ka në themel të vërtetën por falsitetin e së djeshmes. Kur do te fillojme ne te jetojmë të sotmen dhe të projektojmë të ardhmen mbi të vërtetën dhe realitetin e saj.
Një grabitje ka ndodhur sot në qytetin e Patosit në një subj...
Erion Veliaj e mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës, më 30 ...
Ish-eurodeputetja Doris Pack ka marrë sot Titullin e Mirënjo...
Zgjedhjet lokale po afrojnë ndërkohë që Opozita është e vend...
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka brë sot homazhe në varrezat...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, k...
Ish-banorja e Big Brother Albania, Olta Sheta, motra e futbo...
Ministri i brendshëm, Snadër Lleshaj, ka qenë i pranishëm në...
Kryetraja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar sot lidhur m...
Pas 3 viteve lidhje,Tolga dhe Almeda u martuan në shkurt të ...
Ina e Serena Sinani, 2 motrat binjake të grupit ‘Sindolls’ k...
(Një falenderim i pamjaftueshëm për themeluesit e BINDJES DE...
Dikur bashkë në një tepsi, sot me fytyrë të nxirë dhe gri. K...
Ushtarakët pretendojnë sejanë mashtruar me ngritje pagash. K...
A e dini cili resort në botë konsiderohet si më i shtrenjti ...
Ish banorja e Big Brother, Franceska Jace, ka publikuar një ...
A e dinit se edhe një buburrec mund të ishte në këtë listë?F...
Me rastin e ditës së 5 Majit, në Varrezat e Dëshmorëve kanë ...
Muaji i Ramazanit sipas kalendarit fillon sot më 5 maj,dhe d...
Konflikti për të fituar të drejtën e trashëgimisë së pronave...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...