Samiti i Berlinit/ Avokat Ngjela: U fundos politika Vuçiç, Thaçi, Rama
Avokat Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale ka re...
Nëse në debatin për datën e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, do të ishte si kusht sjellja politike në Shqipëri, negociatat nuk do të hapeshin kurrë. Aktualisht për t?u hapur ato, ne kishim pesë kushte, që janë plotësuar. Ndër më kryesorët është reforma në drejtësi dhe funksionimi i institucioneve të dala prej saj, që tashmë nuk kanë më shanse të pengohen.
Problemet e brendshme të BE mund ta shtyjnë datën në shtator, a ndoshta dhe më tej, por ky nuk është më problem i Shqipërisë. Nëse BE i qëndron ende premtimit për pesë kushtet, ato i kemi përmbushur.
Ajo çfarë nuk kemi përmbushur dhe do të duam kohë ta përmbushim, është sjellja europiane e klasës politike shqiptare.
Ajo që ka ndodhur me krizën politike të provokuar nga opozita, për interesa tërësisht personale të një njeriu, është aq e rëndë, sa jo negociatat që nuk duhet të hapen, por dhe nëse do na ishin hapur, duhet t?i pezullonin.
Një vend që dëshiron të hyjë në Bashkimin Europian, nuk mund të ketë kurrë një klasë politike anti-europiane.
Gjesti politik i opozitës, dalja e saj nga sistemi politik i demokracisë dhe votës së lirë, dhe përpjekja për të shantazhuar sistemin me dhunë, jo vetëm që nuk ka asnjë lidhje me Europën, por është një antentat ndaj vlerave, dhe ashtu të pakta europiane që ka Shqipëria.
Dialogu politik është parakusht që një vend të jetë pjesë e Perëndimit. Ndërkohë që ata që gëzohen që nuk po hapen negociatat me Shqipërinë, vënë kushte përjashtuese për dialogun politik në vend, duke tentuar të sillen si terroristë që kanë marrë peng një vend dhe kërcënojnë me vrasjen e tij.
Si mund t?ia shpjegosh një zyrtari Perëndimor, që Shqipëria është një vend që meriton negociatat, duke i vizatuar Shqipërinë e sotme?
Ti thuash që kemi një President i cili thërret tryezë politike me pesë parti politike opozitare, që kanë vota së bashku sa partia e gruas së tij, e cila nuk i shkon në takim se është mërzitur me të, që i kanë lënë gjithë punët e shtëpisë në kurriz!
Ti thuash që nga simbol i unitetit kombëtar, Presidenti, nuk po ja del as të jetë simbol i unitetit opozitar.
Pastaj kemi një kryetar opozite që djeg mandatet e deputetëve, se nuk fiton dot zgjedhjet, dhe sa herë ka zgjedhje kërkon pazar, duke shantazhuar që nuk do të hyjë. Kështu ka shantazhuar më 2015, kështu më 2017, kështu dhe më 2019.
Si mund t?ia sqarosh një zyrtari Perëndimor, se opozita e Shqipërisë, sa herë që ka zgjedhje, do pazar në tavolinë, ndryshe nuk hyn në zgjedhje, me shpresë se kështu kërcënon Shqipërinë për ta nxjerrë nga shinat e një vendi që është nisur drejt Perëndimit.
Si mund t?ia shpjegosh një zyrtari Perëndimor që ne meritojmë negociatat me Bashkimin Europian, ndërkohë që në vend, të vetmet negociata janë ato mes Ilir Metës dhe Fatmir Mediut?
Të gjitha këto na bëjnë ne një vend tërësisht afrikan. Ne i kemi plotësuar ato pesë kushtet teknike që na ka vënë Brukseli, ne e kemi bërë dhe reformën në drejtësi, nga më radikalet në rajon, ne kemi plotësuar gjithë formularët dhe matricat që na kanë dhënë, por ne nuk e meritojmë Bashkimin Europian.
Ata mund t?i hapin negociatat në shtator, në dhjetor, apo vitin tjetër, pasi tani vullneti është në dorën e çdo shteti anëtar, ndërkohë që Komisioni ka rekomanduar hapjen, por ne duhet të çlirohemi nga kompleksi i pengmarrësve të BE-së në Tiranë.
Opozita ka kuptuar se shqiptarët e duan Bashkimin Europian dhe integrimin, dhe tenton të marrë peng vendin pikërisht në këtë pikë, duke shantazhuar me zgjedhjet.
Ne duhet të çlirohemi nga makthi i këtyre pengmarrësve.
Ndryshe të gjitha kushtet që na vë Europa janë pa vlerë, pasi ne mund t?i plotësojmë kushtet që do Europa, por nuk plotësojmë kryekushtin, që duhet të sillemi si europianë në shtëpinë tonë.
Ndaj ose duhet të meritojmë Europën, ose duhet të meritojmë pengmarrësit e saj.
Avokat Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale ka re...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e...
Që nga dhjetori i 2017-ës medikamenti “ponstan shurup”,është...
Shqipëria pritet të nënshkruaj nesër marrëveshjen me Agjenci...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një auto...
Fjola Graçi-Në këtë univers, në këtë Shqipëri të vogël e me ...
Kriza politike në vend dhe një përzhkallzim i mundshëm i saj...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta foli rreth mungesës së Gj...
Me një status në rrjete sociale ish-kryetari i LSI Petrit Va...
Zyrtari i lartë i CDU-së gjermane, Johann Wadephul në një p...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta foli rreth takimit të tij...
Policia e Shtetit në një postim në rrjetet sociale ka publik...
Ditën e sotme 5 shqiptarët e arrestuar në Gjermani 1 vit me ...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.7 në q...
Pas problematikës së hedhjes së lopëve dhe të brendshmeve të...
Pas dy javësh këngëtarja Jonida Maliqi do të performojë në E...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një ...
Fiks Fare denoncoi një skandal në Lushnje, ku në landfillin ...
Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha në një video direkt...
Avokatja Eni Çobani ka rrëfyer një nga ngjarjet më të tmerrs...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...