Zgjedhjet vendore/ Dashamir Shehi me qëndrim të prerë
Aleatët e Partisë Demokratike, kanë dalë sot me një deklarat...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar sot një foto në një serë me kastraveca, ku iu qan hallin fermerëve.
Sipas Kryemadhit, prodhimet e fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë këto ditë janë gjendur nën një stuhi goditjesh të padrejta dhe deri kriminale.
Gjithashtu ajo shkruan se ?Ne duhet të jemi në krah këtyre njerëzve punëtorë dhe të palodhur, që shteti i Rilindjes i ka lënë si qytetarë të dorës së dytë. Duke i shkurtuar subvencionet me gati 6 herë, duke mos pasur asnjë iniciativë në mbështetje të tyre, por vetëm taksa të larta dhe shfrytëzim i mundit të tyre.?.
Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin Rama, i cili sipas saj, ka një javë që bredh me policë e forca speciale nëpër Shqipëri, por në fjalimet e tij kilometrike nuk gjeti asnjë sekondë kohë për të mbrojtur prodhimin shqiptar. Ai tashmë i kthyer në një lolo pazari, merret me opozitën, por jo me shqiptarët.
Postimi i plotë i Kryemadhit:
Prodhimet e fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë këto ditë janë gjendur nën një stuhi goditjesh të padrejta dhe deri kriminale. Këto sulme diku të dirigjuara edhe me ?figurantë? dhe aktorë televizivë sollën një stepje të konsumit të prodhimeve shqiptare. Qeveria e Rilindjes u mjaftua me një deklaratë të thatë aspak bindëse të Ministrisë së Bujqësisë, e cila në vend të jepte mbrojtje djersës dhe sakrificës së mijëra fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë, u mundua të justifikonte sulmet ndaj tyre.
Fermerët dhe blegtorët japin 22% të prodhimit të brendshëm bruto dhe sigurojnë miliona euro eksporte, të cilat u rrezikuan nga ky sulm i paprinciptë.
50% e popullsisë jeton edhe punon në ferma apo merret me blegtori. Ne duhet të jemi në krah këtyre njerëzve punëtorë dhe të palodhur, që shteti i Rilindjes i ka lënë si qytetarë të dorës së dytë. Duke i shkurtuar subvencionet me gati 6 herë, duke mos pasur asnjë iniciativë në mbështetje të tyre, por vetëm taksa të larta dhe shfrytëzim i mundit të tyre.
Jo vetëm nuk bën asgjë për t?i siguruar tregun fermerëve të Korçës, Dibrës dhe Pogradecit për mollët apo të heqë akcizën e naftës, por qeveria e Rilindjes i uli edhe TVSH-në në shitjen e produkteve të tyre.
Edi Rama ka një javë që bredh me policë e forca speciale nëpër Shqipëri, por në fjalimet e tij kilometrike nuk gjeti asnjë sekondë kohë për të mbrojtur prodhimin shqiptar. Ai tashmë i kthyer në një lolo pazari, merret me opozitën, por jo me shqiptarët. Halli i tij i vetëm janë bandat e krimit të organizuar edhe oligarkët. Vetëm për ta shqetësohet. Një telekomandë në dorën e tyre. E mbani mend si vrapoi të promovonte Check-up korruptiv duke i bërë analizat me media me vete? Harxhoi miliona lekë për spote promocionale nga taksat e shqiptarëve, për këtë vepër gjigande korruptive, por për fermerët e blegtorët u mjaftua me dy gisht letër. Nuk mjafton me kaq, por e paguan koncensionarin me miliona euro në vit nga paratë e shqiptarëve për punë të pakryer ose me saktë pa bërë asnjë punë. Fiks aq sa është edhe subvencioni i fermerëve ketë vit. Si tërbohet edhe hungërin në mbrojtje të drejtuesve të policisë, të kapur dhe shërbëtorë të krimit. Si promovon me mbulime live televizive për Air Albania apo aeroportin e Vlorës, që tenderat e tyre skandaloze e korruptive po hetohen nga BE. Si jargavitet dhe djersitet nga sikleti kur bën ligj antikushtetues për shembjen e teatrit dhe na del me orë të tëra për t?i shpjeguar sa pa vlerë është teatri, një nga krenaritë e shqiptarëve.
Ndaj sot si nënë, si grua, si shqiptare dua t?ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve; konsumoni produktet tona të mrekullueshme, të mbjella e kultivuara nga vëllezërit tanë. Djersa e tyre, e jona, duhet respektuar e trajtuar me dashuri.
LSI së shpejti do të paraqesë një program të qartë për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve.
Subvencionimi do të jetë për çdo kokë bagëti, për çdo koshere blete, çdo dynym të mbjellë, për çdo serë të ndërtuar, direkt te fermeri duke hequr hallkat dhe burokracitë e deritanishme ku fermerët më shumë kohë dhe para harxhonin për aplikime, se sa përfitonin nga subvencionet.
LSI do heqë akcizën e naftës për fermerët, ashtu siç e hoqi për peshkimin kur drejtonte Ministrinë e Bujqësisë.
Duhet të ndihmojmë dhe të çlirojmë fermerët nga këto taksa te larta që po i marrin frymën.
Gjithashtu do paraqesin një paketë ligjore ne mbrojtje të prodhimeve të fermerëve dhe blegtorëve shqiptar, që asnjë spekulator të mos guxojë më të nëpërkëmbë emrin, sakrificën, punën e mijëra fermerëve për ?fitime? aspak të ligjshme. Forca e shtetit do veprojë mbi këta spekulatorë, jo si sot ndaj qytetarëve të lirë.
LSI nuk ka bërë ndonjëherë propagandë me fjalë boshe, por edhe si më parë fjala e LSI, është fjalë e mbajtur.
Aleatët e Partisë Demokratike, kanë dalë sot me një deklarat...
Partitë aleate të Partisë Demokratike, PR, PDK, PAA, LZHK, P...
Pesë partitë aleate të Partisë Demokratike, kanë dalë sot në...
Aleatët e Bashës kanë dalë sot në një deklaratë për mediat, ...
Shqipëria zyrtarisht është pa Prokuror të Përgjithshëm. KLP ...
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qend...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Laçin mbrëmjen e djeshme, k...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Këngëtari i njohur shqiptar Trim Jetullahu,publikoi një vide...
Tales Soares po ecte në pasarelë në një shfaqje gjatë Javës ...
Gazetari i njohur Ylli Dylhjeri ka drejtuar kritika të forta...
Anëtari i bordit drejtues të forcës së re politike, Bindja D...
Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Rama...
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku do të gar...
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili u...
Avokati i njohur Spartak Ngjela vijon të deklarojë se “Shqip...
Konferenca e Ballkanit Perëndimor që fillon të hënën në Berl...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
DASHI 21. mars – 20. prill Me Mërkurin në krah do arrini t’...
Në një vrojtim mbi pasurinë e familjeve shqiptare, Banka e S...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...