web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti i ri i "vë" syrin Spiropalit/ "Ajo i ka të gjitha instrumentat"

28 Prill 2019, 12:02, Aktualitet CNA

Pas 22 vitesh Kolonja ka dy deputetë në Kuvend. Njëri është  deputeti i ri i PD-së Arlind Çaçani dhe Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali.

I pyetur nga gazeta “Tema” se ku qëndron ndryshimi mes të dyve, Çaçani ka thënë se është Qeveria dhe shkuarja e Spiropalit në Kolonjë vetëm për qoka.

“Një që vjen në Kolonjë vetëm për qoka apo në raste festash nuk quhet deputeti i zonës. Ndërsa një person i cili di hallet edhe problemet Kolonjës deri në fshatin më të largët mendoj se duhet të quhet deputeti i zonës. Edhe pse jemi dy deputetë ka ndryshime. Sepse zj. Spiropali është nq qeveri dhe ka gjithë instrumentat për ta zhvilluar këtë zonë që ka resurse pafund për ti shfrytëzuar dhe një në opozitë që të vetmin instrument ka fjalën. Po të ishte e kundërta ju siguroj që do bëja shumë për Kolonjën, sepse jam bir i saj”, ka thënë Çaçani./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga