web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Studimi i ri i habit të gjithë/Njerëzit mund të nuhasin edhe me gjuhë

27 Prill 2019, 11:10, Kuriozitete CNA

Studimi është kryer nga Monell Chemical Senses Center në Filadelfia dhe Universiteti i Nju Jorkut dhe ata kanë sugjeruar se përbërësit kryesorë të aromës ushqimore, shija dhe aroma, punojnë së bashku në gjuhë, në vend që të kombinohen së pari në tru.Shkencëtarët nga këto universitete kanë përdorur metoda gjenetike dhe biokimike për të studiuar qelizat e shijes së njeriut të rritur në një pjatë.

Për të studiuar nëse gjuhët njerëzore mund të nuhasin, kërkuesit janë frymëzuar nga gjarpri. Dihet tashmë që ky zvarranik nxjerr jashtë gjuhën e tij për të nuhatur aromat që qarkullojnë me molekulat e ajrit.

Ekspertët shpresojnë se duke mësuar saktësisht se si krijohet ndjesia e aromës, mund të zhvillojnë një ditë agjentë që modifikojnë shijen për të ndihmuar në luftimin e sëmundjeve të lidhura me dietën ushqimore.

 

Burimi:/https://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-6954555/Human-tongues-smell-contain-odour-receptors-noses.html?ito=social-facebook&fbclid=IwAR1NrtJQv_Ijsg8_2lm3NK3gaeb9iyzcGbQ1O-10SSkagfa7p_MFGUfSl3E





Lajmet e fundit nga