web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhet ngjarja e rëndë në Kashar/ Në kërkim tre persona

22 Prill 2019, 12:11, Aktualitet CNA

Policia ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së rëndë të pasdites së djeshme, ku në Fushë Mëzez në Kashar u plagos me armë zjarri shtetasi E. M., 28 vjeç.

Mësohet se policia ka shpallur në kërkim një shtetas për veprën penale ?Vrasje me dashje e mbetur në tentativë?, si dhe dy të tjetër janë në kërkim për ?Përkrahje e autorit në krim?.

Mësohet se në kërkim është shtetasi M. G., 26 vjeç, banues në Tiranë.

26-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. M., i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se në mjetin që drejtonte autori i dyshuar shtetasi M. G., ndodheshin dhe shtetasit A. M., 29 vjeç dhe F. Gj., 35 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim për veprën penale ?Përkrahje e autorit në krim?.





Lajmet e fundit nga