web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tragjedia në Sri Lanka/Miliarderi i ASOS humb tre fëmijët e tij

22 Prill 2019, 12:00, Aktualitet CNA

Numri i të vdekurve në sulmet e Sri Lanka është tani në 290, pas një serie shpërthimesh në kishat dhe hotelet luksoze ditën e dielë.Pjesa më e madhe e të vrarëve mendohen të jenë shtetas të Sri Lankës, duke përfshirë shumë të krishterë që vdiqën gjatë shërbimeve për Pashkët.

Sipas BBC tre nga katër fëmijët e miliarderit Anders Holch Povslen kanë vdekur në sulmin me bomba që ndodhi në Sri Lanka. Familja kishte shkruar në Sri Lanka për rastin e Pashkëve, por nga sulmet terrorite humbën jetën 3 të pafajshëm.Emrat e fëmijëve, siç raporton BBC nuk janë bërë publike.

Holch Povlsen është pronar i linjës ndërkombëtare së veshjeve Bestseller si dhe aksioner i ASOS, gjigantit të veshjeve.?Për fat të keq konfirmojmë raportimet. Ju kërkojmë të ruani privatësinë, nuk kemi komente të mëtejshme?, u shpreh një zëdhënës për median britanike BBC./Burimi: BBC.com

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga