Po kalonte kufirin shqiptar/ Gruas nga Fieri i gjejnë armë në makinë
Një 45 vjeçare nga Fieri është arrestuar ditën e sotme nga p...
Mali i Zi paguan më shumë bankierët, Serbia dhe Maqedonia kanë më të lartat pagat e punonjësve të teknologjisë dhe informacionit, dyfish në krahasim me Shqipërinë.
Nëpunësit, mjekët, mësuesit janë ?të diskriminuar? në raport me rajonin, paguhen deri 80% më pak?
Nëse punon në Shqipëri, paga që merr në fund të muajit është më e ulëta në të gjithë rajonin, për të gjithë sektorët, si në banka, sigurime, industri, bujqësi, arsim dhe sidomos në teknologji informacioni dhe shëndetësi.
?Monitor? ka krahasuar pagat bruto mujore, sipas aktiviteteve ekonomike për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë e Malin e Zi , bazuar në të dhënat zyrtare që kanë publikuar institutet statistikore të secilit vend, ndërsa për Kosovën pagat publikohen të përmbledhura.
Paga mesatare në Shqipëri, prej rreth 50 mijë lekësh (gati 400 euro) është më e ulëta nga të gjitha vendet e rajonit. Më e larta është në Mal të Zi (765 euro), Serbi (644 euro), Maqedoni (591) dhe Kosova e parafundit (528 euro)- shih grafikun Paga mesatare bruto, sipas vendeve të rajonit . Duhet pasur parasysh se Shqipëria është një nga vendet që ka evazionin më të lartë në sigurimet shoqërore, çka nënkupton që pagat reale mund të jenë dhe më të larta, pasi INSTAT deklaron pagat në bazë të informacionit nga Tatimet, për të cilat paguhen sigurime shoqërore.
Profesioni më i paguar në të gjithë rajonin është ai i bankierëve në Mal të Zi, ku mesatarisht fitohet rreth 1440 euro në muaj (Aktivitetet financiare dhe të sigurimit). Edhe në Shqipëri, ky aktivitet është më i paguari në raport me të tjerët brenda vendit, me rreth 840 euro po sërish mbetet më i nënpaguari në rajon. Në Serbi dhe Maqedoni, aktivitetet financiare dhe të sigurimit paguajnë përkatësisht rreth 1000 dhe 1200 euro në muaj, rreth 20-40% më shumë se në Shqipëri (shiko tabelën: Paga mesatare mujore bruto, sipas grup aktiviteteve, (euro) . Duhet pasur parasysh se ky sektor në vendin tonë është më i formalizuari, ndaj dhe pagat janë reale.
Nëse je një ekspert i teknologjisë së informacionit, vendet e rajonit që të paguajnë më shumë janë Maqedonia dhe Serbia, me përkatësisht rreth 1,100 dhe 1,200 euro në muaj, që është pothuajse dyfishi i asaj që merr i njëjti ekspert në Shqipëri. Në Serbi, një programues kompjuteri merr mesatarisht 1,500 euro, sipas të dhënave më të detajuara nga Zyra Statistikore e Serbisë. Edhe në Maqedoni, një programues kompjuteri merr 1,530 euro.
Të nënpaguar në raport me rajonin janë dhe punonjësit shqiptarë në sektorin e industrisë përpunuese, me rreth 270 euro, ndërsa në rajon paguhen të paktën dyfishin. Edhe industria nxjerrëse, ndonëse ga paga më të larte, rreth 600 euro, sërish i ka gati sa gjysma e rajonit në të njëjtën kategori.
Edhe në shtet, ku evazioni është zero, sërish administrata publike shqiptare, mjekët, mësuesit janë më pak të paguarit. Paga mesatare në shtet ( Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale) është 480 euro në Shqipëri, rreth 530 euro në Kosovë, rreth 670 euro në Maqedoni, 760 euro në Serbi dhe më e larta në Mal të Zi me rreth 880 euro. Mali i Zi është vendi që ka të ardhurat më të larta për frymë në rajon, me rreth 475 të mesatares së Bashkimit Europian, nga 30% që e ka Shqipëria, sipas statistikave të tjera të Eurostat, më e ulëta në Europë.
Në arsim, mësuesit shqiptarë paguhen mesatarisht 20-50% më pak se në vendet e tjerë fqinjë (gati 500 euro në Shqipëri, kundrejt 725 euro në Mal të Zi).
Në shëndetësi, mjekët e infermierët shqiptarë paguhen mesatarisht 50-80% më pak se homologët e tyre në rajon (425 euro paga mesatare në shëndetësi, kundrejt 820 euro në Mal të Zi). Se fundmi edhe Kosova dyfishoi pagat për sektorin e shëndetësisë duke paguar me rreth 1,200 euro një mjek specialist dhe mbi 500 euro një infermier./Monitor
Një 45 vjeçare nga Fieri është arrestuar ditën e sotme nga p...
Një shqiptar është arrestuar në qendër të Frienzes ditën e s...
Forca më e re politike, Bindja Demokratike, tashmë ka gati 3...
Policia e Elbasanit ka shoqëruar dy mjekët dhe stafin i cili...
Vdekja e 25 vjeçares nga Elbasani vetëm një orë pas lindjes ...
Vrasja e trefishtë në lagjen Dardania në Prishtinë ka trondi...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Falë procesit të Vettingut, kanë dalë në dritë shumë abuzime...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një mb...
Pas vendimit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, për ta real...
Një automjeti i është vendosur tritol gjatë ditës së sotme.S...
Ditën e sotme një nënë e re 25 vjeçare ka humbur jetën një o...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Pr...
Ditën e sotme lajmi se në Ukrainë u shpall fitues ne zgjedhj...
Intervistoi Dr. Dritan Haxhiraj:Prof Rocca, Ju jeni Drejtori...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Elbasanit, ...
Numri i të vdekurve në sulmet e Sri Lanka është tani në 290,...
Modelja Viki Odintcova u bë e famshme, pasi është në një rom...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...