web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jeni dobësuar?/Studimi i ri tregon se ku "përfundoi" sasia e dhjamit

22 Prill 2019, 11:25, Lifestyle CNA

A e keni pyetur ndonjë herë veten se ku shkon sasia e dhjamit pasi jeni dobësuar?

Asistenti shkencor Ruben Meerman dhe Andrew Brown, profesor dhe udhëheqës i bioteknologjisë dhe shkencave biomolekulare në UNSW, kanë shpjeguar rezultatet e hulumtimit.

Brown thotë:

Keqkuptimi më i zakonshëm është se dhjami konvertohet në energji. Problemi me këtë teori është se e shkel ligjin e ruajtjes së materieve, të cilit i binden të gjithë reaksionet kimike.?
Të anketuarit tjerë kanë thënë se dhjami konvertohet në muskuj, gjë e cila është e pamundur. Ndërsa të tjerë besojnë se largohet nga trupi përmes zorrës së trashë, por, si duket, edhe kjo teori është e pasaktë.

Sipas ekspertëve, në fakt, dhjami konvertohet në dyoksid karboni dhe ujë. Dyoksidi i karbonit lirohet me frymënxjerrje ndërsa uji përzihet në qarkullimin tuaj derisa të humbet si urinë ose si djersë.





Lajmet e fundit nga