web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në mëngjes apo mbrëmje? Studimi tregon se kur ecja është më efektive

20 Prill 2019, 12:10, Lifestyle CNA

Nuk e preferoni palestrën? Duhet të ecni sa më shumë. Sipas dy studimeve të fundit nga Instituti Weizmann i Shkencës në Rehovot në Izrael dhe Universitetit të Kalifornisë, është konkluduar se ecjet gjatë mbrëmjes janë më të shëndetshme se ato që realizohen gjatë ditës.

Nga eksperimentet e bëra me kaviet e laboratorit kërkuesit arritën në rezultatin se performanca e aktivitetit fizik në mbrëmje është 50% më e efektshme se e mëngjesit.

Kaviet që ecën gjatë mbrëmjes kishin nevojë për më pak oksigjen, duke arritur në nivele më të larta të një substance në trup, e cila rrit aktivitetin metabolik të indeve.

Sipas kërkuesve studimet e tyre janë ndër të parat që provojnë këtë teori. Në këtë mënyrë ata këshillojnë që njerëzit të realizojnë ecje  në mbrëmje pasi janë më në shëndetshme se gjatë mëngjeseve.





Lajmet e fundit nga