Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Zgjedhjet vendore do të mbahen me 30 Qershor 2019, ndërkohë që nga mazhoranca janë lakuar, madje dhe zyrtarizuar kandidatët për kryebashkiak në disa qarqe.
Njëri prej tyre është edhe deputeti socialist Pjerin Ndreu, kandidimi i të cilit për Bashkinë Lezhë, u zyrtarizua në Kongresin e PS.
Kujtojmë se PS është akuzuar në vijimësi nga opozita se në zgjedhjet e shkuara, ka pasur kandidatë për kryebashkiakë me të kaluar kriminale dhe me pasuri të dyshimtë.
CNA.al do të kalojë në filtër një për një kandidatët e zyrtarizuar por edhe të lakuar nga Partia Socialiste për bashki të ndryshme.
Pjerin Ndreu, më herët, madje edhe në kohë të qeverisë së parë të Partisë Demokratike, ka vijuar të punojë në Policinë e Shtetit. Në periudhën e qeverisjes socialiste, 1999-2002, ai ka qenë Drejtor Policisë së Qarkut Gjirokastër, Drejtor i Policisë Kufitare Shkodër, ndërsa në vitet 2002-2004, ka mbajtur poste të larta në Policinë e Shtetit si zv.Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë.
Gjatë një vëzhgimi të bërë mbi pasurinë e deklaruar nga deputeti Pjerin Ndreu, përgjatë viteve 2013 -2017, CNA.al konstaton se ka një ndryshim mes pasurisë së vitit 2013 fillestare dhe asaj të viti 2017.
Referuar të dhënave të Open Spending Albania, në vitin 2013, ai ka deklaruar se ka në bashkëpronësi një apartament në Tiranë, me sipërfaqe 130 m2, blerë në vitin 2002, në vlerën 2 000 000 lekë si dhe një apartament banimi me sipërfaqe 68 m2 në Lezhë, blerë në vitin 2012, në vlerën 1 226 556 lekë.
Në vitin 2014, ka deklaruar tre burime të ardhuash, si pagën e tij, të bashkëshortes dhe djalit. Këtë vit, ai deklaron se ka shpenzuar për shkollimin e djalit 3 200 euro.
Edhe bashkëshortja e deputetit Ndreu, ashtu si pjesa më e madhe familjarëve të zyrtarëve të Rilindjes, punon në institucion shtetëror. Në vitin 2015, ai ka deklaruar të ardhurat e bashkëshortes si Specialiste Auditi në Ministrinë e Integrimit, në shumën 699 887 lekë. Në të njëjtin vit, ai ka deklaruar edhe para cash, 2 000 000 lekë, por ka blerë dhe një apartament në Golem. Gjithashtu ai ka deklaruar se ka borxh të papaguar ndaj vëllait në shumën 3 400 000 lekë. Përveç borxhit ndaj vëllait, ai deklaron se po shlyen dhe një kredi bankare për blerje apartamenti marrë më 19.06.2015 me principal 50 000 euro. Detyrime të papaguara në vitin 2015, ai deklaron se ka edhe ndaj Entit të Banesave në vlerën 1 218 792.
Në vitin 2016 ka deklaruar se i kaluar djalit për zhvillimin e biznesit, 2 000 000 lekë si dhe të ardhurat nga paga, ndërsa në vitin 2017 deklaron se është fokusuar në shlyerjen e borxheve dhe kredive.
Bashkëpronar me 50% i një ap. banimi me sip. 130 m2 në Tiranë, blerë në vitin 2002, në vlerën 2 000 000 lekë.
Pronar i një ap. banimi me sip. 68 m2 në Lezhë, blerë në vitin 2012, në vlerën 1 226 556 lekë.
Para cash, 1 000 000 lekë.
Hua marrë me 6.04.2003 me prinicipal, 50 000 euro.
Të ardhura nga paga si deputet, 2 405 923 lekë.
Bashkëshortja të ardhura nga paga, 700 000 lekë.
Djali të ardhura nga paga, 24 400 lekë.
Bashkëshortja pronare e një Fiat punto e blerë në shumën 50 000 lekë.
Detyrime vjetore për shkollimin e djalit në vlerës 3 200 euro.
Të ardhura nga paga si deputet, 2 421 142 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga si Specialiste Auditi në Ministrinë e Integrimit, 699 887 lekë.
Para cash, 2 000 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 3 400 000 lekë ndaj vëllait tim sipas vendimit të gjykatës të datës 20.04.2014 lidhur me ap. banimi me sip. 68 m2 blerë nga Enti i Banesave për 1 218 792 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 48 762 euro për kredi bankare për blerje ap. marrë më 19.06.2015 me principal 50 000 euro.
Detyrime të papaguara në vlerën 1 218 792 ndaj Entit të Banesave.
Djali, depozituar për zhbllokim garancie për ushtrim aktiviteti, 2 500 000 lekë.
Detyrime të paguara nga vëllai në emër dhe llogari të personit tim në vlerën -3 400 000 lekë sipas vendimit të gjykatës të datës 20.04.2014 lidhur me ap. banimi me sip. 68 m2 blerë nga Enti i Banesave për 1 218 792 lekë.
Detyrime të paguara në vlerën -2 421 euro për kredi bankare për blerje ap. marrë më 19.06.2015 me principal 50 000 euro.
Të ardhura nga paga, përfitimet e tjera financiare dhe bonuset si deputet, 2 442 642 lekë.
Të ardhurat e bashkëshortes nga paga si specialiste auditi në Ministrinë e Integrimit, 699 887 lekë.
Djali të ardhura cash nga aktiviteti Ndreu-Inv, 150 000 lekë.
Gjendje cash e pakësuar me 2 000 000 lekë , kaluar djalit për zhvillimin e biznesit.
Detyrime të të papaguara,sipas deklaratës noteriale, të datës 10.12.2015, në vlerën 3 400 000 lekë.
Djali, zhbllokuar llogaria e garancisë për licensim zyre këmbimi valutor dhe kthim huaje të tretëve, 2 500 000 lekë.
Djali, gjendje llogarie bankare, të biznesit Ndreu-Inv, 2 000 000 lekë.
Shlyer në vitin 2016 -4 890 euro për kredi bankare për blerje ap. në Golem marrë më 19.06.2015 me principal 50 000 euro. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 46 245 euro.
Shlyer në vitin 2016 -136 300 lekë. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 1 082 492 lekë.
Të ardhura nga paga neto dhe përfitimet e tjera financiare si deputet, 1 881 240 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Arlinda Ndreu, të ardhura nga paga si specialiste auditi në Ministrinë e Integrimit, 820 016 lekë.
Të ardhura pas shlyerjes së borxhit dhënë djalit në vitin 2016, shuma 1 100 000 lekë. (Në vitin 2016 i ka dhënë djalit 2 000 000 lekë për zhvillimin e biznesit i cili i ka kthyer një pjesë të huasë).
Detyrim për t’u shlyer ndaj vëllait sipas deklaratës noteriale dt. 10.12.2015, shuma 3 400 000 lekë. Nuk është shlyer asnjë këst.
Kredi bankare për blerje apartamenti në Golem, Kavajë marrë më 19.06.2015 në shumën 50 000 euro. Detyrimi i shlyer për vitin 2017, shuma 4 939 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 43 652.29 euro.
Detyrim për t’u shlyer ndaj një personi të cilit i është marrë një hua në shumën 50 000 euro. Nuk është shlyer asnjë këst.
Bashkëshortja, Znj. Arlinda Ndreu, pronare me 20 % e një apartamenti me sip. 90 m2, me vlerë 19 400 lekë, privatizuar nga shteti dhe paguar nga prindërit.
Djali, Z. Alvin Ndreu, pakësim i llogarisë bankare të aktivitetit Ndreu-Inv pas kthimit të një pjese të huasë marrë babait, 1 100 000lekë.
Djali, Z. Alvin Ndreu, aksioner me 10 % (me vlerë 10 000 lekë) në shoqërinë “Innovation Cosulting”.
Shpenzime për shlyerjen e kredisë për blerje apartamenti për vitin 2017, shuma 4 939 euro.
Shpenzime për një detyrim të shlyer gjatë vitit 2017, shuma 1 542 060 lekë./CNA.al
Frutat njihen për vetitë e tyre të mrekullueshme në organizm...
Ndërkohë që statistikat tregojnë se më shumë se 30 % e konfl...
Ka shkuar në katër numri i të arrestuarve ditën e sotme për ...
Klevis Balliu, ish deputeti i listës Basha dhe çuni i Fahri ...
Ndërkohë që konform ligjit zgjedhor, ora 19.00 ka sjellë mb...
Sipas raportimeve mediatike, pjesëmarrja ne procesin e votim...
Euroskeptikët bashkojnë forcat para zgjedhjeve europiane. Ta...
Largim i parakohshëm i Merkelit? Për këtë po flitet shumë. N...
Urrejtja që shfaqet në mediat sociale mund të kalojë shpejt ...
Mëngjesin e sotëm dy persona janë arrestuar nga policia në q...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të shpallë së s...
Pak më përpara në Mëzez të Tiranës, u plagos me armë zjarri ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka fituar çmimin “Nil’ për ecj...
Kryebashkiaku në detyrë i kryeqytetit, Erion Veliaj, rezulto...
Deri në këto momente raportohen për rreth 200 të vdekur në s...
Një 26 vjeçar është plagosur me armë në këmbë. Ngjarja ka nd...
Katër miq kishin menduar që të kalonin fundjavën duke u ngji...
Zgjedhësit në Ukrainë u drejtuan sot tek kutitë e votimit pë...
Lideri opozitar, megjithse mbrohej nga Njësia e Operacioneve...
E dini në cilën politikë besoj unë?Dhe nuk po flas e as sh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...