LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thyen rekordin me patundshmëri/ Gjyqtari i Apelit me pasuri në katër qytete

19 Prill 2019, 09:18, Aktualitet CNA
Thyen rekordin me patundshmëri/ Gjyqtari i Apelit me pasuri në

Ish-anëtari i KLD-së, Astrit Haxhialushi, është pjesë e fazës së  dytë të Vettingut.

Haxhialushi së bashku me 35 kolegë të tjerë gjyqtarë e prokurorë pritet të dalin para Komisionit të Vettingut për t’u njohur me rezultatet e hetimit të thelluar.

CNA.al në kuadër të procesit të Vettingut më baza ditore ka pasqyruar për opinionin publik, pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve pa dallim.

Sipas një vëzhgimi i bërë në Open Spending Albania, mbi të dhënat pasurore, rezulton se ish anëtarëi i KLD-së, gjyqtari Astrit Haxhialushi ka pafund pasuri të patundshme për të cilën thotë e e ka trashëgimi.

Bëhet fjalë për prona në bregdet, Gjirin e Lalzit, në Durrës, në Karpen të Kavajës, por jo vetëm.

Gjyqtari  Haxhialushi, rezulton se është pronar i 47 ha pyll në Vorë, 62500 m2 truall i lirë në zonë rurale Vorë, 200 m2 truall në Shetaj Durrës, 58000 m2 ullishte Marqinet Tiranë, 26.19 m2 garazh në Tiranë, 280 m2 truall Karpen Kavajë, pronar i një toke e kompensuar me 4.600.000 lekë Kavajë, 47.5 m2 truall në Kavajë, ¼ e 38000 m2 në Shetaj Durrës si edhe një apartament në Tiranë me sipërfaqe 106.72m2. Kjo është ajo çfarë ai ka deklaruar me 23.03.2017.

Deklarimi i pasurisë në vite

Viti 2003

Pronar me 33 %, (bashkëpronar së bashku me prindërit) i një ap. banimi me sip 164 m2, në Tiranë, vlera 3 000 000 lekë. Ap. është blerë me të ardhura nga shitja e një ap. 3 plus 1 në Kavajë; nga shitja e dy banesave të trashëguara nga gjyshi; nga shitja e një sip. prej 500 m në Golem të Kavajës të kthyer nga KKKP-ja.

Pronar me 33 % i një garazhi rreth 20 m2 që ndodhet në bodrumin e pallatit ku jeton deklaruesi, vlera 300 000 lekë. Garazhi është blerë me të ardhura nga shitja e disa trojeve në pronësi të babait që ndodheshin në zonën turistike Karpen, në Kavajë, përfituar me vendim të KKKP-së; nga shitja e një banese tre kate, ish-spitali i Peqinit, kthyer nga KKKP-ja nënës të deklaruesit.

Nëna, Znj. Rahmije Haxhialushi, pronare e 1 e 5 së një objekti dhe aktiviteti që ushtron ‘Fabrika e vajit të ullirit’, Peqin, e cila ka qenë pronë e babait të saj.

Nëna, Znj. Rahmije Haxhialushi, pronare e 1 e 5 së një ndërtese 3-katëshe, magazine me sip. 500 m2, në Peqin, kthyer nga KKKP-ja.

Nëna, Znj. Rahmije Haxhialushi, pronare e 1 e 5 së 5000 m2 truall në Peqin.

Babai, Z. Asim Haxhialushi, ka pjesë në disa hektarë pyje e kullota në qytetin e Vorës dhe në Gjirin e Lalzit, prona të kthyer nga KKKP-ja.

Babai, Asim Haxhialushi, ka pjesë në një tokë truall në Karpen, Kavajë kthyer nga KKKP-ja.

Nëna, Z. Rahmije Haxhialushi gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 10 000 dollarë. Kjo shumë është fituar nga shitja e një trualli në qytetin e Peqinit dhe një ndërtese, ish-spitali i Peqinit si dhe nga shitja e fabrikës së vjetër të përpunimit të ullirit, prona këto të kthyera nga KKKP-ja dhe ku nëna e deklaruesit, Znj. Rahmije Haxhialushi zotëron 1 e 5ta pjesë.

Pronar me 100 % i një autoveture tip ‘Benz’, viti i prodhimit 1993, blerë me kursime, vlera 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, 75 000 lekë.

Babai, Z. Asim Haxhialushi, të ardhura nga pensioni, 8 300 lekë.

Nëna, Znj. Rahmije Haxhialushi, të ardhura nga pensioni, 5 030 lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, 64 564 lekë.

Babai, Z. Asim Haxhialushi, të ardhura nga pensioni, 8 300 lekë.

Nëna, Znj. Rahmije Haxhialushi, të ardhura nga pensioni, 5 030 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Rozana Haxhialushi, të ardhura nga rroga nga shkolla e mesme teknike-ekonomike jopublike “Flabina’, 12 000 lekë ne muaj.

Nëna, Znj. Rahmije Haxhialushi, të ardhura nga përdorimi i një ndërtese 3-kate magazinë në Peqin, 30 000 lekë.

Pronar me 100 % i një ap. 3 plus 1 me sip. 143 m2 në Tiranë, vlera 6 263 400 lekë. Apartamenti është përfituar nga shkëmbimi më 29.04.2004 që është bërë me firmën ndërtuese, për trojet e shitura sipas kontratës të vitit 2001 (Gjithsej 6300 m2 në zonën turistike, Karpen, Golem, Kavajë), nuk është bërë asnjë pagesë ekstra.

Bashkëshortja, Znj. Rozana Haxhialushi, shpenzime për blerjen më 22.10.2004 e një autoveture tip ‘Fiat Punto’, viti i prodhimit 1994, vlera 200 000 lekë.

Gjendja cash, 300 000 lekë.

Viti 2005

Paga vjetore Astrit Haxhialushi 930 660 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 144 000 lekë.

Para Kesh (Cash) në vlerën 200 000 lekë.

Viti 2006

Paga vjetore Astrit Haxhialushi 880 035 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 240 000 lekë.

Para Kesh (Cash) në vlerën 250 000 lekë.

Viti 2007

Paga vjetore Astrit Haxhialushi 880 035 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 240 000 lekë.

Shitur veturë tip Mercedes Benz në vlerën 1 000 000 lekë

Blerë veturë tip Volksëagen në vlerën -6 500 euro.

Paguar dogana e veturës së blerë në vlerën -282 852 lekë.

Viti 2008

Paga vjetore Astrit Haxhialushi 1 144 918 lekë.

Pensioni i babait në vlerën 144 000 lekë.

Pensioni i nënës në vlerën 120 000 lekë.

Shitur ap. banimi me sip. 143 m2 në vlerën 11 340 000 lekë.

Para Kesh (Cash) në vlerën 300 000 lekë.

Blerë ap. banimi me sip. 106.72 m2 në vlerën -10 500 000 lekë.

Paguar taksë mbi shitjen e pronës në vlerën -507 700 lekë.

Viti 2009

Paga vjetore Astrit Haxhialushi 1 173 295 lekë.

Pensioni i babait në vlerën 156 000 lekë.

Pensioni i nënës në vlerën 132 000 lekë.

Para Kesh (Cash) në vlerën 400 000 lekë.

Viti 2010

Paga vjetore Astrit Haxhialushi 1 482 346 lekë.

Pensioni i babait në vlerën 159 000 lekë.

Pensioni i nënës në vlerën 138 000 lekë.

Para Kesh (Cash) në vlerën 5 000 euro.

Viti 2011

Paga vjetore Astrit Haxhialushi 1 502 910 lekë.

Pensioni i babait në vlerën 168 000 lekë.

Pensioni i nënës në vlerën 136 800 lekë.

Shitur veturë tip Volksvagen në vlerën 6 500 euro.

Para Kesh (Cash) në vlerën 8 000 euro.

Bashkëshortja marrë dhuratë nga prindërit njësi me sip. 2 000 m2.

Bashkëshortja blerë 2 000 m2 kullotë në vlerën 274 000 lekë.

Bashkëshortja blerë veturë tip Volksëagen në vlerën 3 500 euro.

Viti 2012

Paga si Gjyqtar i Gjykatës së Apelit 1 542 219 lekë.

Babai zoti Asim Haxhialushi pension në vlerën 174 552 lekë.

Nëna zonja Rahmije Haxhialushi pension në vlerën 144 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Rozana Haxhialushi të ardhura nga shitja e veturës tip Fiat Punto në vlerën 500 000 lekë.

Blerë veturë tip Mercedes Benz në vlerën -10 000 euro.

Paguar doganë për veturën tip Mercedes Benz në vlerën -590 255 lekë.

Viti 2013

Paga si Gjyqtar i Gjykatës së Apelit 1 619 586 lekë.

Honorare nga mbledhjet e zhvilluara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë 117 000 lekë.

Babai zoti Asim Haxhialushi pension në vlerën 188 412 lekë.

Nëna zonja Rahmije Haxhialushi pension në vlerën 164 412 lekë.

Bashkëshortja zonja Rozana Haxhialushi paga si Inspektore pranë Drejtorisë së Inspektimit Financiar Publik në Ministrinë e Financave në vlerën 579 200 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, 1 281 571 lekë.

Të ardhura si anëtar i KLD-së, 112 200 lekë.

Të ardhura, së bashku me bashkëshorten, nga qiraja e një ap. për periudhën 1.6.2014 – 31.12.2014 dhe muajt janar dhe shkurt për vitin 2015, 5 850 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga puna në Ministrinë e Financave me detyrë inspektore në Drejtorinë e Inspektimit Financiar Publik, 364 729 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si pedagoge në UT, 351 038 lekë.

Babai, të ardhura nga pensioni, 184 776 lekë.

Nëna, të ardhura nga pensioni, 160 000 lekë.

Gjendja cash, shtuar me 200 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 955 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 981 dollarë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarinë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 42 170 lekë.

Viti 2015

Paga si Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë 1 401 174 (një milion e katërqind e një mijë e njëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë.

Bonus për shpenzime vjetore telefoni 64 400 lekë

Pagesa si anëtar i këshillit të Lartë të Drejtësisë 102 000 lekë

Bashkëshortja zonjë Rozana Haxhialushi pagë si pedagoge në UT 710 000 lekë.

Prindërit pensione pleqërie në vlerat 125 000 lekë dhe 160 752 lekë.

Kursime të familjes pakësuar me 100 000 lekë.

Llogaria Bankare shtuar me 1167 USD.

Blerë e më pas shitur një sipërfaqe terren 5000m2 në Kavajë me vlerë prej 5 000 euro.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, 1 418 473 lekë.

Të ardhura nga honoraret si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 102 000 lekë.

Të ardhura nga honoraret për pjesëmarrjen në mbledhjet e KPMGJ-së, 38 250 lekë.

Të ardhura (të përbashkëta me bashkëshorten) nga qiraja për periudhën qershor – gusht 2016, 1050 euro.

Vajza, të ardhura për reklamën bërë për Kube Studio sh.p.k, 120 euro.

Bashkëshortja, Znj. Rozana Haxhialushi, të ardhura nga paga si pedagoge në UT, 793 143 lekë.

Vajza, të ardhura për reklamën bërë për Anima Studio sh.p.k, 420 000 lekë.

Nëna, Znj. Rahmije Haxhialushi, të ardhura nga pensioni, 163 580 lekë.

Pronar i 1 të 4 tës së 47 hektarëve pyll në Vorë trashëguar nga babai Z. Asim Haxhialushi i cili e ka përfituar nga KKP-ja Tiranë në vitin 2001.

Pronar i 1 të 4 tës së 62500 m2 trualli të lirë në Vorë, trashëguar nga babai Z. Asim Haxhialushi i cili e ka përfituar nga KKP-ja Tiranë në vitin 1997.

Zotëron 1 të 4, të 200 m2 truall dhe 181 m2 ndërtese në Shetaj, Durrës, trashëguar nga babai Z. Asim Haxhialushi i cili e ka përfituar nga KKP-ja Durrës. Deklaruesi është në proces të regjistrimit të pronës në ZVRPP Durrës.

Pronar i 1 të 4 së 58 000 m2 ullishte në Marqinet, trashëguar nga babai Z. Asim Haxhialushi.

Pronar me 100 % i një garazhi me sip. 26.19 m2 në Tiranë, 1 e 4 e të cilit është trashëguar nga babai Z. Asim Haxhialushi dhe 3 të 4 e pasurisë është fituar me kontratë dhurimi.

Pronar i 1 të 14 së një trualli me sip. 280 m2 në Karpen, Kavajë, trashëguar nga babai Z. Asim Haxhialushi i cili e ka përfituar nga KKP-ja Kavajë më 1997.

Pronar i 1 të 4 së pjesës që i takon babait Z. Asim Haxhialushi, si trashëgimtar i gjyshit të deklaruesit në pronat për të cilat është shprehur KKP-ja Kavajë në vitin 1999 ku është njohur kompensimi në shumën 4 656 400 lekë.

Pronar i 1 të 4 së pjesës që i takon babait Z. Asim Haxhialushi, si trashëgimtar i gjyshit të deklaruesit në pronat për të cilat është shprehur KKP-ja Kavajë në vitin 1995 ku është njohur kompensimi për 47.5 m2 truall.

Pronar i 1 të 4 së pjesës që i takon babait Z. Asim Haxhialushi, si trashëgimtar i gjyshes të deklaruesit …Haxhialushi (Preza) në pronën e cila figuron e regjistruar në emër të hallës së deklaruesit me prej 38000 m2 arë në Shetaj të Durrësit, pronë e cila është përfituar si pronë e vjetër nga familja Preza.

Sipas dëshmisë së trashëgimisë më 15.05.2002 dhe 08.01.2016 zotëron 1 të 4 e pronave që i takonin babait Z. Asim Haxhialushi për të cilat është shprehur KKP-ja Durrës më 21.06.2002 por dhe Gjykata e Shkallës Parë, Durrës, përkatësisht: 631.7 ha në Pyllin e Myzhlit; 1308.5 ha në Pyllin e Bizës. Këto prona janë në proces regjistrimi në ZRPP Durrës dhe Tiranë.

Pronar i 1 të 4 i gjitha pronave që rrjedhin nga familja Preza për të cilat është shprehur KKP-ja Durrës dhe Tiranë të cila i ka përfituar babai z. Asim Haxhialushi nga trashëgimia e tezes së tij Mediha Barbulushi sipas dëshmisë së trashëgimisë dt. 25.08.2014.

Pronar (së bashku me bashkëshorten) i një ap. me sip. 106.72 m2 në Tiranë përfituar sipas kontratës së dhurimit dt. 17.08.2016.

Gjendja cash, kursime të familjes dhe nga paga, të përbashkëta me bashkëshorten, shtesë 300 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, e përbashkët me bashkëshorten, pakësim 10 750 euro, gjendja më 31.12.2016 është 1.43 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, e përbashkët me bashkëshorten, pakësim 3 138 dollarë, gjendja më 31.12.2016 9.26 dollarë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga