Liria e medias/ Meta bën apelin e fortë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një postim në rrjetet...
Një nga ngjarjet mbizotëruese në presidencën dyvjeçare të Donald Trump-it kalon në një fazë të re të enjten me publikimin e raportit të prokurorit të posaçëm Robert Mueller lidhur me akuzat për bashkëpunim të fshehtë dhe pengim të drejtësisë.
Prokurori i Përgjithshëm Ëilliam Barr pritet të komentojë lidhur me raportin e zotit Mueller në një konferencë për shtyp ndërsa kopjet e raportit do të dërgohen pak më vonë në Kongres e pastaj do të publikohen në internet.
Kongresi dhe populli amerikan do të shohin për herë të parë në hollësi faktet që zoti Mueller shqyrtoi pasi ai dhe ekipi i tij i hetuesve federalë punuan për të përcaktuar nëse fushata e zotit Trump ose bashkëpunëtorët e tij bashkëpunuan fshehurazi me Rusinë në përpjekjet e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 që e sollën presidentin Trump në pushtet.
Agjencitë amerikane të zbulimit në fillim të vitit 2017 vlerësuan se Rusia, nën drejtimin e Presidentit Vladimir Putin, zhvilloi një fushatë për të minuar zgjedhjet dhe kishte një preferencë të qartë që zoti Trump të fitonte.
Raporti i redaktuar
Njerëz që e kanë parë raportin prej 400-faqësh të zotit Mueller, të cilët folën me gazetat The Ëashington Post dhe The Neë York Times, thanë se dokumenti që do të publikohet të enjten do të jetë i reduktuar por do të hyjë në hollësi të detajeve për akuzat e ndryshme në se zoti Trump pengoi hetimin federal në lidhje me aktivitetet e Rusisë gjatë zgjedhjeve.
Kryeprokurori Barr ka publikuar një letër të shkurtër me përmbledhjen e tij të gjetjeve të zotit Mueller, ku theksohet se fushata Trump nuk bashkëpunoi me Rusinë dhe se sipas mendimit të zotit Barr informacionet nga zoti Mueller nuk treguan mjaftueshëm mbështetje për akuzat se presidenti pengoi drejtësinë.
Raporti i zotit Mueller do të ishte shqyrtuar me hollësi edhe pa letrën e kryeprokurorit Barr, por shumë njerëz do ta analizojnë atë për të parë se si qëndrojnë konkluzionet e tij kur krahasohen me informacionin më të plotë që do të jetë në dispozicion të publikut.
Demokratët e Kongresit pritet të përdorin kompetancat e tyre për të kërkuar raportin e plotë. Kryetari i Komisionit të Drejtësisë Jerrold Nadler tha të mërkurën se duke supozuar se raporti është redaktuar shumë, komisioni i tij “me siguri” do të lëshojë thirrjen për të parë raportin e plotë “shumë shpejt”.
Kryeprokurori Barr do të shoqërohet në konferencën e tij të shtypit nga Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein, i cili për pjesën më të madhe të hetimit të zotit Mueller ishte personi që mbikqyrte hetimin në Departamentin e Drejtësisë. Askush nga ekipi i zotit Mueller nuk do të marrë pjesë në konferencë.
Presidenti Trump tha të mërkurën se po shikonte mundësinë për të mbajtur një konferencë shtypi të enjten. Duke folur në për stacionin radiofonik ËMAL, zoti Trump tha: “Do të shihni se shumë gjëra shumë të forta do të dalin nesër. Prokurori i Përgjithshëm Barr do të japë një konferencë për shtyp. Ndoshta unë do të bëj të njëjtën gjë pas kësaj; do ta shohim.”/VOA
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një postim në rrjetet...
Kur nazistët dogjën libra, sepse qenë “jo-gjermanë”, një nje...
Guri i parë i Katedrales së Notre-Dame, në Paris, u vendos n...
Ambasadorja e Francës në vendin tonë, Christine Vasak ka rea...
Komisioni Qëndror Zgjedhor ka mandatuar sot katër kandidatë ...
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi...
Në kuadër të një operacioni të koduar “Piratët”, policia e V...
Gazetarja dhe moderatorja e njohur Jonida Shehu, shpesh herë...
Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për pu...
Regjimi i vizave ka qenë sot tema diskutimi në Kuvend. Gjith...
Nga Alba Malltezi * Ndërkohë që disa gra të Drejtësisë po k...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka...
Tre kandidatë për deputetë, të cilë janë aleatë të PD, kanë...
Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka replikuar me kryeminis...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka organizuar mb...
Kryeministri Rama ka reaguar pas fjalës së deputetes demokra...
Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ëshë shoqëruar me de...
Ka sjellë reagime të forta deklarata e deputetes Rudina Hajd...
Në kuadër të hetimeve për grabitjen e Rinasit, Krimet e Rënd...
Sot, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, tha se nuk cënohet...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...