Rudina Hajdari shigjeton Bashën/ Ne përfaqësojmë demokratët
Deputetja Rudina Hajdari, e cila nuk pranoi të djegë mandati...
Organizata ?Gazetarët pa kufij”, me seli në Paris, vlerëson në raportin për lirinë e medies se urrejtja ndaj gazetarëve në nivel botëror është shndërruar në dhunë duke nxitur shtimin e frikës.
Sipas raportit që u publikua të enjten, numri i vendeve që konsiderohen të sigurta, ku gazetarët mund të punojnë në siguri të plotë, vazhdon të bjerë, ndërsa regjimet autoritare vazhdojnë të shtrëngojnë kontrollin e tyre mbi mediet.
Në raportin që vlerëson shkallën e lirisë së medies në 180 vende, Norvegjia është e para, ndërsa vendin e fundit e zë Turkmenistani, që është radhitur madje prapa Koresë së Veriut.
Shqipëria
Shqipëria vjet ishte në vendin e 75-të, ndërsa sivjet radhitet në vendin e 82-të, duke shënuar një rënie prej 7 vendesh.
Në raport thuhet se ?sulmet mbi mediet, qoftë nga qeveria apo krimi i organizuar, arritën shkallë të pashembullt në vitin 2018. Gazetarët ishin cak i fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe përndjekjeve ligjore, me qëllim të frikësimit dhe pengimit të hetimit të korrupsionit. Politikanët e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i cilësuan ata si ?pleh? dhe ?prodhues të lajmeve të rreme?. Kryeministri propozoi një ligj të projektuar për të përforcuar kontrollin e shtetit mbi mediet elektronike dhe, sipas kritikëve, të kufizojë qasjen në lajme dhe informacione?.
Raporti përmend një studim të përbashkët të “Gazetarëve pa kufij” dhe BIRN-it i publikuar në muajin mars të vitit të kaluar, i cili ka gjetur shumë probleme në mediet shqiptare. ?Standardet rregullative janë manipuluar në interes të qeverisë dhe pronësia mbi medien transmetuese është përqendruar në duart e pak afaristëve të mëdhenj. Kjo, ka krijuar një situatë në të cilën auto censura është e përhapur dhe 80 për qind e gazetarëve nuk kanë besim në ardhmërinë e tyre profesionale?, thuhet në raport.
Kosova
Kosova radhitet në vendin e 75-të, tre vende më mirë sesa një vit me parë.
Në raport thuhet se ?situata politike në Kosovë u bë më e tensionuar dhe me e paqëndrueshme në vitin 2018, si rezultat i afrimit të Serbisë fqinje me Bashkimin Evropian, gjë që e la qeverinë e Kosovës në një izolim diplomatik. Mungesa e transparencës së qeverisë mbi marrëdhëniet me Evropën, nxitën reagime të fuqishme të publikut dhe gazetarëve?.
Raporti thekson se media të caktuara kanë kritikuar politikat nacionaliste të presidentit Hashim Thaçi dhe Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa qeveria ka akuzuar gazetarët se janë ?tradhtarë? ose ?simpatizantë të serbëve?.
Në raport theksohet se ?ndarjet etnike në Kosovë janë burim i problemeve mjaft shqetësuese për gazetarët e pakicës serbe. Mediet e këtij komuniteti janë shpesh shënjestër e sulmeve verbale, atyre kibernetike dhe fushatave të medieve pro qeveritare?.
Megjithatë, raporti thekson se ?peizazhi media është relativisht pluralist ? të paktën në shikim të parë ? dhe shumë media kanë pronarë që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta politike, gjë që siguron politika editoriale dhe opinione më të shumëllojshme?
Serbia në vendin e 90-të shënon një rënie prej 14 vendesh, thuhet në raport në të cilin nënvizohet se ?brenda pesë vjetëve të qeverisjes nga presidenti Aleksandër Vuçiç, Serbia është bërë një vend ku të bërit gazetari as nuk është i sigurt dhe as i mbështetur nga shteti?.
Maqedonia e Veriut është në vendin e 95-të duke shënuar ngritje nga një vit më parë kur radhitej e 109-ta
Mali i Zi ka renditjen më të keqe në rajon. Ai radhitet në vendin e 104-të.
Sipas raportit, 8 për qind e vendeve të botës vlerësohet të jenë në gjendje shumë të mirë, ndërsa 11 për qind në gjendjen më të rëndë./ VOA
Deputetja Rudina Hajdari, e cila nuk pranoi të djegë mandati...
Qeveria Shqiptare njoftoi se do të dhuronte 100 mijë euro pë...
Deputetja e Partisë Demokratike, e cila nuk pranoi të djegë ...
Urimet më të mira dhe suksese Grupit Parlamentar Demokrat! O...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka zbritu...
Me datë 28 shkurt 2019, portali i gazetarit Çim Peka publiko...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur ng...
Deklaratat e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj se grabit...
Deputeti Myslim Murrizi, ka reaguar pas fjalës së ministrit ...
Deputeti i Partisë Demokratike Myslym Murrizi i është përgji...
Grabitja e Rinasit ka qenë temë diskutimi në seancën e sotme...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka përsëritur deklarat...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është thirrur sot në nj...
Seanca parlamentare ka nisur me interperlancën e Ministrit t...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot rikonfirm...
Ambasada Amerikane ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë s...
Sot në orën 10:00, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në se...
Gazetari Erion Kristo ndërsa ka reaguar në lidhje me situatë...
Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë për ar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar në formë përfundim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...