“Protestat e kanë goditur qeverinë”/ Kikia: Ministrat dhe deputetët nuk ecin të lirë në rrugë
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur ditën e sotme ...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur ditën e sotme ...
Me 19 Mars 2019, Këshilli i Lartë Prokurorisë, hapi zyrtarisht garën për Prokuror të Përgjithshëm. Kur po bëhen gati një muaj, nga hapja e garës, ende nuk ka asnjë aplikim.
Nuk kuptohet ky hezitim i kandidatëve, por një gjë është e sigurtë, se skenaret janë përgatitur. Kandidatja e sigurtë deri më tani është Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku.
Kjo e fundit e ka shprehur këtë ambicje, për të vijuar më tej arrogancën dhe dështimin e saj në krye të Prokurorisë. Një tjetër kandidat që konsiderohet i fortë dhe që thuhet në radhët e prokurorëve se tremb Arta Markun, është prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela.
I kontaktuar nga CNA.al, prokurori Çela ka thënë se ende nuk ka aplikuar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Ai nuk e ka pohuar, por as nuk e ka mohuar se do të aplikojë ditët në vijim, kur, është pyetur më tej nga CNA.al.
Kujtojmë se prokurori Çela, pas internimit nga Krimet e Rënda në Berat, është përballur me Arta Markun në Gjykatë dhe ka fituar. Tashmë duket se do të kenë një përballje të dytë, por këtë radhë në KLP e më pas në Kuvend.
Nëse ndalemi tek KLP, duket se shumicën e ka pro Marku. Madje kjo e fundit dyshohet se ka bërë çmos që prokuroren Antoneta Sevdari ta zëvendësojë me prokurorin Vatë Staka në KLP.
Ky i fundit është baxhanak me përkrahësin e flaktë të Markut, në KLP, Besnik Cani.
Në këto rrethana, KLP, e cila dyshohet se komandohet nga Partia Socialiste nëpërmjet kunatit të ish Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, do ta kthejë në bixhoz dhe garën për Prokurorin e Përgjithshëm.
Kunati, që ndryshe e thërrasin Gent Ibrahimi, por që pak e njohin me këtë emër, pasi rehatoi burrin e deputetes së PS-së Ermonela Felaj, të cilin nga një magjistrat pa shkollë magjistrature e bëri prokuror, tashmë ka radhën të rehatojë Markun.
Kjo e fundit edhe pse ka dështuar, në drejtimin e institucionit në të gjitha aspektet, duket se kërkon me ngulm të mos largohet nga Prokuroria e Përgjithshme, derisa ta shkatërrojë organin e akuzës, duke i shërbyer politikës.
E vetmja gjë që ka ndryshuar Marku që ka nga koha kur u zgjodh mes tymit dhe flakdanëve, është luku i saj, që nga flokët dhe veshja, por asgjë tjetër.
Ajo e ka ndarë prokurorinë në klane, ku sherret janë të pranishme më shumë se sa hetimet.
Një Prokuror i Përgjithshëm që ka fobi mediat, që s’di të thotë dy fjalë, që bën sherr me kolegët, përkthehet zhvatje të taksave të qytetarëve, për të siguruar mirëqenien e tij dhe s’ka lidhje me drejtësinë.
Nëse KLP e sheh si bixhoz garën për Prokuror të Përgjithshëm, janë mediat ata që duhet t’i japin zë skandalit.
Kujtojmë se rregullorja e miratuar rreth një muaj nga KLP për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm parashikon 4 kriteret kryesore për vlerësimin e kandidatëve: Kriterin profesional, kriterin moral dhe të integritetit, vlerësimin organizativ dhe drejtues si dhe elemente shtesë për vlerësim./CNA.al
Gjykata për Krime të Rënda i dha kohë 2 javë prokurorisë që ...
Avokati i njohur Spartak Ngjela, i ka cilësuar si “ngelësa” ...
Pas protestës kombëtare, që u mbajt ditën e shtunë para Krye...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
37 të arrestuarit në protestën e opozitës së bashkuar, e cil...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka publi...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka ko...
Sot do jepet masa e sigurisë për 37 të arrestuarit e protest...
Dy makina, të parkuara ngjitur me Drejtorinë Vendore të Poli...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Për refugjatët, që duan të shkojnë në Evropën Qendrore nga G...
Qëndresa publikoi sot raportin e monitorimit financiar në 7 ...
Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e djeshme katedralen “...
Superfuqitë janë ato që vendosin në shumicën e rasteve fatin...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbeten deri në mesditë në...
Nëse jeta juaj ne çift është delikate, sot gjerat nuk kane p...
Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar vizitën e zv.n...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma foli rreth pr...
Avokati Altin Goxhaj deklaron se rektori i komanduar nga mi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...