web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A do të kandidojë për bashkinë e Tiranës?/ Përgjigjet Jorida Tabaku

15 Prill 2019, 19:09, Aktualitet CNA

Në garën lokale për Bashkinë e Tiranës një emër që është lakuar shpesh në media për të kandiduar përballë Veliajt ka qenë ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku.

Në lidhje me këtë çështje Tabaku është përgjigjur në emisionin ?5 Pyetjet nga Babaramo?.

Sipas Tabakut, nuk do të ketë zgjedhje lokale dhe është shumë shpejt të flasë për zgjedhjet, pasi do të ketë kohë për këtë gjë.

?Është kënaqësi kur dëgjon që elektorati të beson dhe unë kam një lidhje shumë të veçantë me Tiranën por nuk do të ketë zgjedhje lokale. Do të ketë zgjedhje qëndrore. Por jam e sigurtë se në PD ka plot element të cilët mund ta fitojnë Tiranën. Gjithsesi unë them se është shumë shpejt të flasim për zgjedhjet lokale do të kemi kohë për këtë. Me zotin Basha nuk kam diskutuar kurrë për këtë çështje. Pra kanë qenë vetëm diskutime të jashtëme?,-tha Tabaku./CNA.al





Lajmet e fundit nga