"E ka fituar dhe një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e Arubës"/ Këlliçi: Të anulohet procedura për Milot–Balldren
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një postim në rrjetet sociale ka dhënë një lajm të hidhur për demokratët.
Basha njofton se është ndarë nga jeta ish deputeti i Partisë Demokratike në dy legjislatura Abedin Elmazi.
CNA.al i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së ish deputetit.
Postimi i plotë i Bashës:
Me hidhërim të thellë mësova se sot u largua prej nesh dhe shkoi në amëshim Abedin Elmazi, deputeti i Partisë Demokratike në dy legjislatura, mësuesi dhe edukatori model i Vlorës dhe i të gjithë Shqipërinë.
Bir i denjë i komunitetit çam të Vlorës, Abedin Elmazi ishte luftëtar i të drejtave të njeriut dhe themelues i Partisë Demokratike të qytetit bregdetar. Breza të tërë nxënësish mësuan prej profesor Abedinit jo vetëm matematikën, pasionin e tij të madh të rinisë, por edhe etikën, respektin për të vërtetën si dhe qëndresën përballë mekanizmave që përpiqeshin ta zvetënonin njeriun dhe ta shndërronin në një robot të diktaturës.
I lindur në Filat të Çamërisë, më 1 maj 1940, ai e njohu Vlorën si fëmija i shpërngulur nga vatra e vet, prandaj edhe mbeti gjithë jetën një luftëtar i të drejtave të njeriut, një atdhetar që e kishte për detyrë të përpiqej jo veç për dinjitetin e vet, por edhe për dinjitetin e nxënësit, dinjitetin e qytetit dhe dinjitetin e vendit, të gjunjëzuar nga flama e diktaturës.
Deri më 1990, Abedin Elmazi e mbajti të shartuar pasionin e tij për të vërtetën dhe saktësinë, ashtu siç e meriton matematika, me ambicien për të përparuar edhe në karrierën e tij shkencore. Ai ishte njëri nga figurat më të spikatura të filialit të Fakultetit Ekonomik në Vlorë, derisa diktatura e mbylli në 1982-in.
Me fillimin e Lëvizjes Demokratike në Shqipëri, ai ishte i pari që në zonën e vështirë të Vlorës, u shfaq ai që ishte i destinuar të bëhej, atdhetari dhe politikani që i duhej qytetit dhe Shqipërisë. U zgjodh deputet i qytetit të Vlorës dy herë radhazi, në zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit si dhe ishte pjesëtar i ekipit legjislativ të Partisë Demokratike në triumfin e demokracisë, 22 marsin e 1992-it. Në parlament ai la shenjë për urtësinë e tij, ndërkohë që me hapjen e Universitetit ?Ismail Qemali? ai iu rikthye qytetit të Vlorës, për të vijuar kontributin e tij në fushën akademike. Doktori i Shkencave Abedin Elmazi dha kontribut thelbësor në rigjallërimin e jetës universitare në qytetin bregdetar, pa e ndërprerë angazhimin e tij në fushën e të drejtave të njeriut.
Me largimin e tij, Profesor Abedini lë një boshllëk në mendjet e zemrat e të gjithë atyre që e njohën. Partia Demokratike humbi një themelues të sajin, ndërkohë që dega e Partisë Demokratike të Vlorës humbi një aktivist të pashoq.
Por kontributi i tij akademik do të vijojë të jetë mes nesh si një trashëgimi brezash, kurse aktivizmi i tij në fushën e të drejtave të njeriut një kujtim që do na nxisë të jemi më të vendosur në mbrojtje të lirive që i fituam në 1990-n.
E di që largimi i profesor Abedinit lë një dhimbje të pangushëllueshme tek fëmijët e tij, Liljana dhe Iliri. Unë i jam pranë ish deputetes tonë, pedagoges Liljana Elmazi në këtë çast të vështirë për të, me bindjen se bashkë me dhimbjen ajo përjeton edhe ndjenjën e krenarisë për kontributin që profesori la për të gjithë ne.
Profesor Abedin Elmazi tashmë e ka fituar vendin e tij në historinë e Partisë Demokratike dhe në historinë e Kuvendit të Shqipërisë. Kush fiton historinë, ka fituar përjetësinë! U prehtë në paqe.
Deputetja Rudina Hajdari ka folur ditën e sotme në lidhje me...
E ka emrin Syri por duket se, ose i ka dalë, ose është qërru...
Fatmira Guri, pas 25 vitesh punë si kuzhiniere në Spitalin e...
Deputetja Rudina Hajdari, e cila nuk iu bashkua vendimit të ...
Deputetja e Partisë Demokratike në Parlament, Rudina Hajdari...
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale i ësh...
Deklaratat e presidentit Ilir Meta për vetëflijim në mënyrë ...
Sali Berisha, lideri historik i PD-së, duket se e gëzon të p...
Ish- nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka ko...
Lista e kandidatëve në vitin 2017 e bërë nga Lulzim Basha si...
Astrit Patozi, midis atyre që hynë në Parlament dhe atyre që...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi, tha se ...
I pyetur nëse rrezikon të shkrihet si forcë politike Partia ...
Sistemi Zgjedhor ka qenë një nga temat e komentuara nga ish ...
Ish nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i qenë...
Ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi, ka folur në lidhje me...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka filmuar vete...
Kryetari Parlamentit, Garmoz Ruçi i shoqëruar nga kreu i Gru...
Analisti, Fatos Lubonja, ka sulmuar kryebashkiakun e Tiranës...
Një arratisje si nëpër filma ka ndodhur ditën e sotme në Nis...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...