web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Hëngshin kokën e njëri-tjetrit”/ Basha i përvishet Ramës

1 Prill 2019, 14:47, Aktualitet CNA

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, po zhvillon një takim me bizneset në Malësinë e Madhe.

Gjatë bisedës me një biznesmen të vogël Basha u ndesh me problemin e pasigurisë në qytetin e Shkodrës gjë e cila iu deklarua nga përgjegjësi i biznesit të vogël.

Gjatë fjalës së tij Basha komentoi deklaratën e Ramës, i cili, më herët, në një studio televizive është shprehur: ?Hëngshin kokën e njëri-tjetrit?.

?Ke të drejtë të kesh frikë se këtu bandat të hanë kokën e njëri-tjetrit, thotë kryeministri, hëngshin kokën e njëri-tjetrit thotë ai. Po ashtu është edhe Policia për çfarë paguhen, për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Ajo ngjarje e rëndë duhet zbardhur ose në të kundër ka gisht shteti?,-tha Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga