Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Shkodër, ku dy vëllezër kanë mbetur të vrarë nga një breshëri plumbash në derën e shtëpisë së tyre.
Dy viktimat janë Astrit dhe Brahim Bilali, ndaj të cilëve janë zbrazur mbi 10 plumba.
Njëri nga viktimat, Astrit Bilali është babai i Asmer Bilalit, ish-kampioni i boksit që u arrestua si pjesë e grupit ?Bajri? në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër dhe që dyshohet se ishte edhe shënjestra e atentatit, ku u vra Ferracaku hipur mbi kalë.
Pas atentatit autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë, të cilës më pas i kanë vënë flakën.
Por, kjo nuk është e vetmja ngjarje, ku lufta mes bandave ka tronditur Shkodrën. Në datë 03. 09. 2018, publikoi një shkrim, në lidhje me vrasjet dhe luftën mes bandave në Shkodër.
Në shkrim, përveç pasigurisë që ndihej në Shkodër, ndër të tjera thuhej se vrasjet për hakmarrje, gjakmarrje dhe larje hesapesh, janë lehtësisht të lidhshme edhe me aktivitetet kriminale, ku më e zakonshmja është gjobëvënia.
Shkrimi i plotë i Top Channel:
Shkodra ka njohur ditë të këqija me luftën mes bandave, që në këtë qytet veprojnë në bazë fisnore dhe kanunore.
Vrasjet për hakmarrje, gjakmarrje dhe larje hesapesh, janë lehtësisht të lidhshme edhe me aktivitetet kriminale, ku më e zakonshmja është gjobëvënia. Pak kohë më parë, një grup personash u kap si pjesë e një organizate kriminale që u vendoste gjoba tregtarëve të vegjël.
Tregtarët e frikësuar në atë kohë dolën në rresht të tregonin se paratë i jepnin me dëshirë.
Në qytetin verilindor kishte ndodhur një prishje e balancave. Familjet që dikur kontrollonin periferitë, ruanin distancë mes tyre, por ndërsa nisën të pranonin emisarë të politikës, nisi përçarja dhe vrasjet. Në zgjedhjet e vitit 2013, pothuajse të gjitha bandat e kishin nga një protektor politik, por në zgjedhjet e vitit 2015 nisën të lëkunden balancat, për tu prishur fare në zgjedhjet e vitit 2017.
Mëritë në Shkodër kthehen shpejt në përplasje me armë e vrasje dhe kjo ndodhi. Më 13 janar, ndaj Lulzim Kullës u bë atentat me eksploziv. 42-vjeçari me precedentë penalë ka lidhje familjare me një nga familjet e njohura që kontrollojnë gjobëvënien e biznesit. Shënjestra shpëtoi, por arrestohet më vonë ndërsa po ikte në Greqi.
Pak muaj më vonë, vritet me armë zjarri Mehdi Kavaja, pronari i një servisi të automjeteve. Ai u qëllua me plumb në kokë në banesën e tij, por asnjë autor dhe motiv nuk u zbulua.
Në 15 korrik u ekzekutuan me armë zjarri në makinë çifti Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci. Ish-polici ishte dyshuar për lidhje kriminale me një prej familjeve, emrin e të cilës së fundmi opozita e përmend si të lidhur ngushtësisht me eksponentë të së majtës.
Në 10 gusht vritet në atentat 53-vjeçari Fatbardh Lici ndërsa ndodhej në lagjen e tij. Ai ka qenë i dyshuar se në vitin 2011 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje ndaj një tjetër familjeje në Shkodër. Fatbardh Lici ka lidhje familjare me Lulzim Kullën.
Që prej datës 23 gusht janë zhdukur dy persona në Shkodër, daja dhe nipi i tij, Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa. Vrasja e fundit, ajo e 30-vjeçarit Arjan Verracaku, mendohet se ka lidhje me serinë e ngjarjeve nga përplasja e dy familjeve me emër në Shkodër. Një pistë është se shënjestra e vërtetë mund të ketë qenë një nga shoqëruesit e biznesmenit. Policia pas kësaj bëri kontroll dhe shoqëroi 30 persona, mes tyre edhe një 16-vjeçar në familjen Lici. Babai i tij, një këshilltar bashkiak, kryetar i një partie të vogël, aleate me PD-në, nga ngujimi tha se pushteti ndihmon bandat. Ai bëri edhe një premtim: ?Jemi nën kontrollin e familjes, jemi nën disiplinën e familjes dhe do të qëndrojmë këtu sepse e kuptojmë që ky shtet ka vendosur që të luftojë me familjen Lici?.
Në Shkodër qytetarët janë të shqetësuar, por mundohen që të qëndrojnë larg asaj që po ndodh.
?Nuk ka siguri, po vriten njerëzit përditë. Kur nuk ka shtet, nuk ka as rend?, thonë qytetarët.
Që nga janari i këtij viti, në Shkodër kanë ndodhur disa vrasje të cilat nuk janë zbardhur. Ngjarje të rënda kriminale të cilat, sipas banorëve të frikësuar, kanë ndodhur për shkak të përplasjes së familjeve që kanë marrë karakter mafioz. Stili i punës së tyre janë gjobëvënia, zhvatja, por edhe trafiqet. Për opozitën, ngjarjet kanë sfond politik, por këtu në Shkodër të gjithë e dinë dhe e thonë nën zë se këto familje kanë lidhje të forta politike. Dikur punonin bashkë, pa hyrë në territorin e njëri-tjetrit, por tani duket se politika ka prishur balancat dhe ajo që po ndodh në Shkodër i ngjan shumë Palermos apo Napolit të viteve ?70. Forca e shtetit nuk po ndihet, ndërsa të fortët kanë kthyer në fortesa lagjet periferike të këtij qyteti që sot më shumë se kurrë ndjen presionin e krimit të organizuar./CNA.al
Terror në Shkodër/ Zbulohen fotot e viktimave
Vrasja e dy vëllezërve/ Gjendet i djegur automjeti i autorëve
Luftë mes bandave në Shkodër/ Si u ekzekutuan dy vëllezërit
Krim mafioz në Shkodër/ Zbardhen detajet
Studime të shumta kanë treguar se kombinimet e tingujve të n...
Nëse keni bërë plane që të shijoni plazhin në pranverë, atëh...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Kiras të qyteti...
Lufta mes bandave ka tronditur qytetin e Shkodrës mëngjesin ...
Pas atentatit mafioz në Shkodër, ku u ekzekutuan me breshëri...
Një atentat mafioz ka trondit sot qytetin e Shkodrës, ndërsa...
Shpesh ankohemi apo zhgënjehemi nga blerjet e reçipetave, th...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën në orët e para të ...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në l...
Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Rama...
Hyrja e Apple në biznesin e transmetimeve streaming (shkarki...
Marrëveshja Brexit dështoi për herë të tretë në Londër. BE-j...
Substanca përdor një mekanizëm në sipërfaqen e qelizave të k...
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku të mërkurë...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka tronditur qytetin e Vlor...
Vitet e fundit, dyqanet e mallrave të përdorura lulëzuan në ...
Për të gjithë ju që keni bërë plane për fundjavën, moti sjel...
DASHI 21. mars – 20. prill Gjatë kësaj dite do keni mosmarr...
Gazetari Artan Hoxha, në emisionin “Java” në RTSH e pyeti is...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...