LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luftë mes bandave në Shkodër/ Si u ekzekutuan dy vëllezërit

30 Mars 2019, 09:22, Aktualitet CNA
Luftë mes bandave në Shkodër/ Si u ekzekutuan dy

Lufta mes bandave ka tronditur qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm.

Dy vellëzër, përkatësisht Astrit dhe Brahim Bilali, kanë mbetur të vdekur, pas një atentati mafioz në lagjen Kiras të këtij qyteti.

Astrit dhe Brahim janë qëlluar me armë zjarri në derën e shtëpisë së tyre, në lagjen Kiras të qytetit të Shkodrës. Një atentat i mirëfilltë mafioz. Ndaj tyre janë zbrazur më shumë se 10 plumba.

Njëri nga viktimat është Astrit Bilali, babai i ish-kampionit të boksit, Asmer Bilalit, i arrestuar më parë si pjesë e grupit ?Bajri?.

Kujtojmë këtu se Asmer Bilali, është një emër i njohur për mediat, pasi dyshohet të ketë qënë ai shënjestra e atentatit të ndodhur disa kohë më parë, ku u ekzekutua Arjan Ferracaku teksa kalëronte.

Arjan Ferracaku po kalëronte në resortin e kuajve, i cili është në pronësi Astrit Bilalit, i cili mbeti i vrarë në atentatin e sotëm.

Mediat në atë kohë raportuan se Ferracaku dhe Asmer Bilali ishin të afërt dhe dilnin shpesh për hipizëm pasi ishin të apasionuar pas kuajve.

Asmer Bilali ishte i pranishëm në momentin e ekzekutimit të biznesmenit Ferracaku me breshëri plumbash.

Ai është ish-kampion boksi, emër i njohur i sportit në Shkodër. Në vitin 2012 ai ishte boksieri i vetëm nga katër shqiptarët që arriti të kualifikohej në turneun kualifikues të Lojërave Olimpike ?Londër 2012?.

29-vjeçari është person me precedentë të mëparshëm, pasi cilësohej si i dyshuari kryesor për plagosjen e 20-vjeçarit Hermes Beqiri në një nga lokalet e Shkodrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017./CNA.al

Krim mafioz në Shkodër/ Zbardhen detajet

Lajmet e fundit nga