web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta e opozitës/ Banorët e “Astirit” përplasen me policinë

28 Mars 2019, 08:35, Aktualitet CNA

Ka filluar me tensione protesta e sotme e opozitës, para parlamentit.

Mësohet se një grup protestuesish, banorë të zonës së ?Astirit?, janë përplasur me forcat e policisë.

Banorët që kundërshtojnë projektin e Unazës së Re, dhe që i janë bashkuar protestës së opozitës, kanë tentuar të çajnë gardhin metalik në pjesën e ministrisë që lidhet me pedonalen. Një hapësirë e rrethuar me forca policie për të garantuar kalimin e deputetëve përmes pedonales drejt Parlamentit, për tju bashkuar seancës plenare.

Forcave të rendit i janë bashkuar edhe efektivët e Shqiponjave, të cilët i kanë larguar protestuesit nga gardhi rrethues. Në ministrinë e Brendshme sot mbërrin një delegacion holandez për një takim që do të mbajnë me ministrin Sandër Lleshaj. Ai do të takojë ministrin e Sigurisë dhe Drejtesisë së Holandës.

Policia e Shtetit ka marrë masat duke vendosur gatishmëri një numër të lartë efektivësh për të shmangur incidentet.





Lajmet e fundit nga