web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga dosja e tritolit tek rebelimi ndaj Donika Prelës / Zbardhet pasuria e "prokurorit të kokainës"

27 Mars 2019, 11:07, Aktualitet CNA

Në garën për SPAK, pjesa më e madhe e kandidatëve janë nga Prokuroria për Krime të Rënda. Një ndër ta është edhe prokurori Edvin Kondili.

Emri i tij, është lakuar nga mediat edhe si kandidat për Prokuror të Përgjithshëm, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Pritet që të botohet në fletoren zyrtare rregullorja për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm dhe më pas të interesuarit do të aplikojnë.

Zyrtarisht dihet që Kondili ka aplikuar për në SPAK.

CNA.al ka bërë një vëzhgim mbi deklaratat e pasurisë së prokurorit Kondili, pa lënë mënjanë edhe anën profesionale.

Për prokurorin Kondili ende nuk është përcaktuar data e Vettingut.

Kondili ka pasur në dorë dosje të rëndësishme dhe ishte një nga prokurorët  rebelë që refuzuan shortin për dosjen Shullazi dhe kërkesën e kryeprokurores së komanduar të Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Ai ka hetuar më parë dosjen e vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjithashtu, Kondili është prokurori që ka bërë veprimet e para për sekuestrimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Kondili ka një sërë çështjesh të trafikimit të kanabisit, por edhe dosje të tilla si ?Lazarati?, por edhe dosjen e Alket Hatijas. Edvin Kondili ka hetuar edhe grupin e Admir Tafilit. Po ashtu, Edvin Kondili ka pasur në duart edhe dosjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës.

Sa i përket pasurisë, Kondili, burimet e të ardhurave i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Të paktën sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Pasuri të patundshme ai ka deklaruar vetëm një apartament të blerë në vitin 2011, i cili ka kushttuar 70 mijë euro. Si burim ai deklaron 60 mijë euro kredi. Në vitin 2014 bashkëshortja e tij ka marrë 10 mijë euro hua nga i vëllai. Në 2015, ka blerë një automjet, benz, 500 000 lekë.

Deklarata e pasurisë ndër vite

Viti 2004

Kredi, 2 000 000 për 18 muaj.

Kredi konsumi, 80 000 lekë në muaj.

Paga, 250.000 dhe 20 000 shpërblim.

Paga e babait, prokuroria ushtarake, 600 000 lekë.

Paga e nënës, Gjykata e Lartë 1 500 000 lekë.

Viti 2005

Paga si prokuror,101 42 84 lekë dhe shpërblimi 42 500 lekë.

Paga e nënës, si anëtare e Gjykatës së Lartë,1 200 000 lekë.

Paga e Babait si O.P. gjyqësore prokuroria Tiranë, 500 000 lekë.

Kredi konsumatore 350 000 lekë.

Viti 2006

Kursime, cash, 400 000 lekë nga paga

Paga si prokuror tek Krimet e Rënda, 1 142 820 lekë.

Paga e nënës, Valentina Kondili si ish-anëtare e Gjykatës së Lartë, 930 000 lekë.

Paga e babait, si O.P. gjyqësore prokuroria Tiranë,360 000 lekë.

Kredi konsumatore, 350 000 lekë, marrë në nëntor 2005

Kredi konsumatore, 200 000 lekë, marrë 14.02. 2006

Kredi konsumatore, 450 000 lekë, marrë në shtator 2006

Hua një të afërmi në vlerën, 435.000 lekë.

Viti 2007

Shumë monetare në emër të gruas, të krijuar para martese, 1 100 000 lekë.

Paga dhe shpërblim si prokuror, 1 165 507 lekë.

Paga e bashkëshortes si punonjëse sociale, 310 000 lekë.

Viti 2008

Automjet, tip Benz, 210, viti 2000, me vlerë 100 000 lekë.

Paga si prokuror, 1 279 962 lekë.

Paga e bashkëshortes, 440 370 lekë.

Lektor në një seminar tek shkolla e magjitsraturës, 35 000 lekë.

Viti 2009

Depozitë, 40 euro.

Paga si prokuror,1387821 lekë

Paga e bashkëshortes,556 602 lekë

Honorar nga shkolla e magjistraturës, 35 000 lekë.

Over draft 300 000 lekë.

Depozitë bankare në emër të bashkëshortes, 1 000 euro.

Viti 2010

Kursime nga pagat, 500 000 lekë.

Paga si prokuror,1 361 237 lekë.

Paga e bashkëshortes, 441 332 lekë.

Over draft 300 000 lekë,

Over draft,300 000 lekë.

Over draft,150 000 lekë në emër të bashkëshortes.

Pagesa për kopshtin e djalit, 120 000 lekë.

Pagesa për masterin e bashkëshortes, 2 500 euro.

Viti 2011

Kursime nga pagat, 800 000 lekë.

Banesë, apartament dy plus një,70 000 euro, prej të cilave 60 000 euro, kredi.

Paga si prokuror,1 524 726 lekë.

Paga e bashkëshortes, 663 624 lekë.

Honorare si pedagoge e jashtme tek Kristali, 38 000 lekë.

Viti 2012

Kursime nga pagat, 500 000 lekë.

Depozitë bankare në emër të djalit, 15 000 lekë.

Paga si prokuror,1 438 100 lekë

Paga e bashkëshortes, 744 534 lekë.

Viti 2013

Kursime nga pagat, 200 000 lekë.

Shtesë në depozitën bankare, 25 000 lekë.

Kursime nga pagat,230 695 lekë.

Paga si prokuror, 1 422 471 lekë

Paga e bashkëshortes, si inspektore pranë  inspektoriatit të kontrollit të arsimit parauniversitare, 686 934 lekë.

Viti 2014

Kursime nga pagat,621 642 lekë.

Paga si prokuror, 1 585 539 lekë.

Paga e bashkëshortes, 813 453 lekë.

Dieta nga një trajnim në Itali, 711 dollarë.

Hua nga vëllai i bashkëshortes, 10 000 euro.

Viti 2015

Kursime nga pagat, 154 376 lekë.

Blerja automjete, benz, 500 000 lekë.

Shitje automjeti, 1 000 euro.

Shtesë në depozitën në emër të djalit, 41 633 lekë.]

Paga si prokuror, 1 715 773 lekë.

Paga e bashkëshortes, 901 531 lekë.

Dieta nga një trajnim, 671 dollarë.

Dieta nga dy trajnime në Mal të Zi, 117 dollarë dhe 16.200 lekë.

Dieta nga trajnimi i bashkëshortes, 175 euro.

Honorar nga një trajnim i bashkëshortes, 25 119 lekë.

Viti 2016

Kursime nga pagat, 227 424 lekë.

Shtesë në depozitën në emër të djalit, 1260 lekë.

Paga si prokuror, 1 553 290 lekë.

Paga e bashkëshortes, 882 608 lekë.

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga