web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manjani mbron Tahirin/ Proçesi gjyqësor i montuar politikisht

27 Mars 2019, 08:45, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, duke dalë në mbrojtje të këtij të fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani e cilëson procesin ndaj Tahirit, të montuar politikisht dhe që nuk i shërben zbulimit të së vërtetës.

?Vijoj të kem bindjen se proçesi i montuar ndaj Sajmir Tahirit është i gabuar.

Ky proçes dëmton më së pari Sajmirin, linçimi i të cilit i shërben mbajtes në këmbë të grupit që qeveris. Në shpatullat e Tij u vu padrejtësisht edhe përgjegjësi që s?janë të tij… Kështu ndodh kur funksionon Drejtësia Popullore…

Por ç?është më e rënda ku proçes dëmton publikun, interesi i të cilit është të dijë të vërtetën e kanabizimit të vendit (projekti i dytë pas piramidave i kriminalizimit të shoqërisë).

Interesi i publikut kërkon gjithashtu të ketë një shërbim hetimor dhe gjyqësor jo politik që të zbulojë të vërtetën dhe jo të linçojë njerëz për qejfe apo inate politike.

Nga ky këndvështrim, proçesi ndaj Sajmirit është pa dyshim dështim!?-shkruan Manjani.

Më tej, ish-ministri thekson se ?Të kuptohemi, unë jam nga ata që kritikova sjelljen e ministrit Tahiri, sepse kanabizimi ndodhi përgjatë kohës së tij. Por proçesi penal ndaj tij pa sqaruar më parë mekanizmin e kanabizimit është i PAPRANUESHËM, jo PROFESIONAL dhe I DEMSHËM për standartet e shoqërisë demokratike.?.

Më tej, Manjani rendit disa pika, për të cilat Prokuroria duhet më patjetër të sqarojë opinionin publik.

?Më konkretisht, prokuroria e Republikës i kishte borxh publikut të sqaronte:
1. Si ndodhi që u kanabizua vendi masivisht?
2. A kishte një projekt, plaformë apo program?
3. Kush e drejtoi këtë proçes?
4. Kush ishin kultivuesit?
5. Kush punoi në plantacionet e hashashit?
6. Kush e mblidhte Produktin?
7. Kush dhe si e trafikonte jashtë?
8. Ç?rol luajti Policia, SHISH etj?
9. Cila ishte veprimtaria urdhërdhënëse e titullarëve politikë dhe administrativë?.

Vetëm pasi të kishte përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të ndërtonte një proçes të vërtetë penal ndaj personave përgjegjës.

Një hetim i tillë do huhet të kishte një grup të madh personash në akuzë jo një njeri të vetëm!?-shkruan Manjani.

Sipas tij, nuk ka mundësi që Sajmir Tahiri ti ketë bërë të gjitha.

?Një individ nuk është grup kriminal!!!

Kërcet shumë llogjika.

Nuk kam asnjë dyshim që akuza ndaj tij është e pa provueshme dhe pafajsia është gjëja e duhur në këtë kontekst.

Por pyetjes që ngre publiku si e kush e kanabizoi vendin duke kriminalizur shoqërinë Prokuroria e Republikës ka dështuar ti përgjigjet!

Duke sulmuar Sajmirin u harrua e vërteta. Ajo që në thelb kriminalizoi vendin dhe e njollosi keqas në perëndim.

Kjo është e pa pranueshme!
E poshtër madje!?-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al





Lajmet e fundit nga