web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush qëndron pas Lulzim Bashës?/ Lobim kundër ambasadores anti-ruse

27 Mars 2019, 18:10, Aktualitet CNA

Sot, një tjetër skandal i ka plasur kryetarit të Republikës së Re, Lulzim Basha. Bëhet fjalë për një fakt që lidhet me një tjetër lobim në SHBA.

Këtë herë jo për të promovuar kulturën apo demokracinë e Shqipërisë, me para nga kompani ruse offshore, por për ambasadoren amerikane Kathleen Ann Kavalec,  të emëruar nga Presidenti Donald Trump, e cila u bllokua në Senat.

Skandali ka të bëjë me një pagesë 40 mijë dollarë nga një kompani lobuese, e cila ka  kontaktuar senatorë dhe Departamentin e Shtetit për të frenuar emërimin e ambasadores.

Kathleen Ann Kavalec, njihej si një njeri me gati  30 vjet eksperiencë në çështjet e Rusisë. Pra, thënë më qartë një anti-ruse e vërtetë ishte përcaktuar nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit, si ambasadore në Tiranë.

Por, profili antirus i Ann Kavalec, duket se nuk i ka pëlqyer Lulzim Bashës. Ndaj, ai ka ndërhyrë duke lobuar që ajo të bllokohet dhe kështu ka ndodhur.

Lulzim Basha pas pagesës prej 1 milion 25 mijë dollarë në një kompani lobuese  në Departamentin e Shtetit dhe  tek Presidenti Trump, ka bërë një tjetër hap.  Ai ka lobuar me 40 mijë dollarë për të ndaluar ardhjen e ambasadores anti-ruse në Tiranë.

Pra,  në rastin e parë janë para rreth 1 milion e 25 mijë dollarë, para të paguara nga kompani ruse në ofshore për të lobuar me DASH dhe me Presidentin Trump, kurse tashmë janë 40 mijë dollarë për të lobuar kundër një ambasadoreje anti-ruse që do të vinte në Tiranë.

Basha nuk ka hequr dorë nga lobimet, por këtë radhë ka lobuar kundër një njohësejë të çështjeve të Rusisë, në Evropë dhe Ballkan.

Është e disata herë, ndoshta e rastësishme krejt, por që dalin çështje, të cilat e lidhin Lulzim Bashën me rusët.

Në rastin e parë, paratë e paguara nga kompania në ofshore me pronarë  rus, dhe në rastin e dytë një lobim i drejtpërdrejtë me 40 mijë dollarë për të ndaluar një ambasadore anti-ruse në Tiranë.

Pyetjet  që shtrohen janë: Kush qëndron pas Lulzim Bashës?

Përtej Sali Berishës që e ka zgjedhur kryetar të PD, kush  është ai që lobon me Lulzimin kundër një ambasadoreje që do të ndalte influencën e madhe ruse që ka filluar të vijë në Ballkan dhe për pasojë edhe në Shqipëri? Kush e paguan kreun e Republikës së Re të kthejë PD nga një forcë pro amerikane në një parti që lobon me para nga kompani offshore ruse?

Këto janë dy pyetjet kryesore që lindin  pasi bashkojmë faktet e pakontestueshme, të cilat janë një lobim me para ruse për DASH dhe  foton me Presidentin Trump dhe një lobim  tjetër për të penguar ardhjen në Tiranë të ambasadores anti-ruse Tiranë, Kathleen Ann Kavalec.

Gjithashtu këto dy pyetje duan përgjigje nga Lulzim Basha, i cili  ka dhe dy pyetje të tjera pa përgjigje, në lidhje me lobimet që ka bërë në DASH.

Gjithsesi, duket se ditë pas dite, faktet dhe detajet po na tregojnë se Lulzim Basha nuk është një lider perëndimor, ashtu siç e duan demokratët dhe shqiptarët por një vegël e dyshimtë me lidhje të forta me qarqet ruse.

Ai është një politikan që sadopak ta gërmosh i dalin pagesa me rusë, me lobime kundër influencës së fortë amerikane në Tiranë dhe në Rusi./CNA.al





Lajmet e fundit nga