Ambasadori i BE-së shkëmben ide me Rudina Hajdarin/ Fotot pikante nga takimi
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca b...
Ka një sulm të vazhdueshëm ndaj Prokurorisë, menjëherë pas fillimit të hetimeve ndaj disa eksponentëve të PD dhe vetë kryetarit të saj Lulzim Basha.
I pari që e ka akuzuar si politike është Ervin Salianji dhe disa eksponentë të tjerë pas skandalit ?Babale?. Në fakt një çështje e hetuar nga prokurorë që shihen më afër opozitës se me socialistët, ose më qartë nga më profesionistët. Sot çështja nga Gjykata e Krimeve të Rënda ka kaluar në Prokurorinë e Tiranës, që drejtohet nga Elisabeta Imeraj, prokurorja e grupit hetimor të Saimir Tahirit, që PD e vlerësonte publikisht dje. Në fakt ajo njihet për lidhjet e saj të forta me PD, tani quhet politike kur hetonte Saimir Tahirin dhe kërkonte arrestimin e tij jo.
Rasti i dytë është i kryetarit të PD, Lulzim Basha, i cili ka dalë hapur në mbrojtje të prokurorëve që hetonin çështjen Tahiri, dhe që tani, kur duhet të hetohet vetë për një skandal 1 milionë dollarë dhe financime nga offshoret ruse për lobing në SHBA, i sulmon dhe akuzon si politikë.
Sërish në krye të Prokurorisë së Tiranës është e njëjta prokurore, pikërisht Elisabeta Imeraj, që Basha dhe shumica e deputetëve të PD i kanë dalë në mbrojtje publike, por që kur e thërret Lulin nga e pavarur bëhet politike.
Janë dhe dy dosje të shumëpërfolura nga PD. Dosja 339 dhe dosja 184. Përtej tymit që është ngritur mbi to, a nuk është Prokuroria që i ka hetuar dhe zbardhur ato që PD i denoncon publikisht? Dhe a nuk janë vetë ata prokurorë që po thellojnë hetimet që ndoshta kanë kërkuar edhe arrestimet që denoncon vetë Luli, pse nuk janë politikë?
Nga ana tjetër, a nuk është e njëjta Prokurori, ajo e krimeve që shkoi deri në arrestime deputetësh të PS, kur opozita e vetme PD, akuzonte ish-kreun e Kuvendit Ilir Meta në një komploit vrasjeje të ngelur në tentativë? Në atë kohë Meta ishte aleat me Ramën, sot aleat i PD. Kur është politike Prokuroria kur heton dosje dhe skandale të socialistëve, që nga hetimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, arrestimi i Tom Doshit dhe Mark Frrokut, hetimi i dosjeve 339 dhe 184? Në këto raste PD ka qindra qëndrime publike pro prokurorëve, ndërsa sot që një video përgjim del e montuar nga një kriç delirant oborri dhe Lulzim Basha është kapur ?i gjallë?, jo nga prokuroria shqiptare por nga FBI dhe mediat amerikane, Prokuroria është politike?
Pse vetëm Luli dhe qesharakët e tij nuk duhet të hetohen, apo merren të pandehur, që një prokurori mos të jetë politike? Apo kur heton socialistët është në rregull dhe kur heton abuzimet dhe krimet e Lulzimit me shokë është politike?
Kjo sjellje politike në publik e Bashës dhe ekipit të tij, për të rrëzuar Prokurorinë dhe mbuluar skandalet e manipulimet e tyre, me akuza politike, po i jep efekt të kundërt PD në opinion publik. Jo për shkak se Prokuroria po keqpërdoret nga socialistët, por për shkak të mbrojtjes që vete Basha dhe PD i kanë bërë Prokurorisë dhe deklaratave të freskëta pro saj. Tahiri është në bangën e të akuzuarve, edhe Salianji, edhe Luli shumë shpejt. Dhe në rast se duhet të bëhet sa më politike le të shtohet Ilir Meta, ministrat e Ramës dhe kushdo që ka bërë zullume dhe është fshehur pas akuzave politike për të shpëtuar lëkurën.
Një Prokurori e tillë politike na duhet, sa më politike dhe sa më afër Lulzim Bashës./CNA.al
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca b...
Përtej zhurmës për papërgjegjshmërinë ligjore të Lulzim Bash...
Çështja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka qenë ...
Policia e Tiranës ka shoqëruar 7 banorë të protestës së “Ast...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Greqi....
Në rrethana tragjike një shqiptar nga Kosova ditën e djeshme...
Parlamenti europian ka votuar ditën e sotme për ndryshimin e...
Me një lëvizje të papritur, Departamenti amerikan i Mbrojtje...
Anëtari i këshilltarëve bashkiak të Partisë Demokratike në T...
Ligjvënësit britanikë votuan të hënën duke i marrë kryeminis...
Para pak kohësh qeveria nxorri ligjin për mbylljen e lojrave...
“Muxhahedinët” iranianë në Gjermani kanë ngritur një padi në...
Ambasada amerikane në Prishtinë, i bëri thirrje të martën pr...
Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ka ko...
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po hetohet nga Prokur...
Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën T...
Gjatë ditës së sotme ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Prej muajsh po vazhdon protesta e banorëve të Astirit. I pra...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...