web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha tregon detajet e hetimit/ Sfidon hapur prokurorinë

25 Mars 2019, 09:36, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat pas dëshmisë së tij në prokurori në lidhje me dyshimet për kontratat e lobimit rus, ka deklaruar se është thirrur nga organi i akuzës si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

Kryedemokrati Basha zbuloi disa detaje në lidhje me hetimin në fjalë, , ndërsa theksoi se ?U thirra sot në prokurori si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Hetimi është hapur prej një viti e gjysëm, por qeveria e aktivizon sa herë i duhet për çështje politike.

Çështja po hetohet me kërkesë të PD-së, nëse janë plotësuar siç duhet formularët e vetdeklarimit në KQZ.

Ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet nga qeveri, e cila e aktivizon sa herë i duhet.

Kanë mbi 6 muaj që kanë ardhur letrat nga SHBA dhe Skocia, të cilat vërtetojnë se PD dhe asnjë drejtues i saj nuk ka shkelur asnjë ligj?.

Më tej, ai sfidoi prokurorinë të bëjë publike letërporositë e mbërritura.

?I bëj thirrje prokurorisë të bëjë publike letrat e mbërritura nga SHBA dhe Skocia?-u shpreh Basha./ CNA.al

Basha paraqitet në prokurori/ PD: Ja pse ndryshoi qëndrim





Lajmet e fundit nga