Connect with Us

Basha paraqitet në prokurori/ PD: Ja pse ndryshoi qëndrim

Aktualitet

Basha paraqitet në prokurori/ PD: Ja pse ndryshoi qëndrim

Publikuar

-

julian zonja

Disa ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha refuzoi thirrjen e prokurorisë për të dëshmuar në lidhje me dyshimet për kontratat e lobimit me para ruse në SHBA, në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.

Por, sot Basha i është përgjigjur thirrjes së prokurororisë.

Kryedemokrati Basha është paraqitur në prokurorinë e Tiranës sot në orën 09:15 për të dhënë dëshminë e tij lidhur me kontratat e lobimit në SHBA.

Ndërkohë, ka ardhur reagimi nga PD-ja, e cila sqaron arsyet e lëvizjes.

“Basha shkoi sot ne prokurori, pasi prokuroria hoqi dore nga kerkesa e paligjshme per thirrjen per njohje me aktet. Behej fjale per njohjen me leterporosite qe kane shkuar qe ne gusht ne prokurori dhe i bejne publike tani, sipas axhendes politike te Rames. Pasi ne i thame te enjten se kerkesa eshte e paligjshme dhe i sherben qeverise, erdhi nje shkrese tjeter, e formuluar brenda kerkesave ligjore, qe kerkon deshmi ne cilesine e personave qe kane dijeni per ngjarjen. Njesoj si disa muaj me pare, kur ka dhene nje deshmi te ngjashme, Basha u paraqit ne prokurori” thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  Basha i dënuar të shkatërrojë PD-në me LSI-në

Së bashku me Bashën u thirrën edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, që po ashtu refuzuan që të paraqiten të enjten, ndërsa nuk dihet nëse sot do të ndjekin rrugën e kryetarit të partisë.

Skandali me lobimet ruse/ Basha thirret në prokurori

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Hedhja me parashutë shkon keq për pushuesin nga Tirana/ Nga Llogaraja përfundon në përrua

Publikuar

-

Nga

Hedhja me parashutë shkon keq për pushuesin nga Tirana/ Nga Llogaraja përfundon në përrua

Një 39 vjeçar që është hedhur me parashutë nga Qafa e LLogarasë ka shpëtuar për mrekulli, pasi është rrëzuar në përroin e Palasës.

39 vjeçari L.A ka marrë disa dëmtime në trup dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Vlorës, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.



“Rreth orës 13:46, në Qafën e Llogorasë është hedhur me parashutë shtetasi L. A., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe është rrëzuar në përroin e fshatit Palasë, ku si pasojë ka marrë disa dëmtime në trup dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale”, thuhet në njoftimine policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti i rëndë në Dukat të Vlorës/ Humb jetën 25 vjeçari korçar

Publikuar

-

Nga

Aksidenti i rëndë në Dukat të Vlorës/ Humb jetën 25 vjeçari korçar

Një aksident në Dukat të Vlorës i ka marrë jetën një 25 vjeçari.

Shtetasi R.Sh, 25 vjeç, banues në Korçë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në murin anësor të rrugës, duke marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në spitalin e Vlorës, ku ka humbur jetën.



Si pasojë e aksidentit janë plagosur edhe dy pasagjerë të tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë. Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Morën pjesë në dasma dhe ceremoni mortore/ 13 të infektuar me Covid-29 në Fier

Publikuar

-

Nga

Morën pjesë në dasma dhe ceremoni mortore/ 13 të infektuar me Covid-29 në Fier

Pavarësisht se janë të ndaluara gjatë pandemisë, ceremonitë mortore deh dasmat vazhdojnë të zhvillohen në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 8 raste në Fier të cilët dyshohet të jenë infektuar në një dasmë në Zharrës. Ndërsa në Roskovec është konfirmuar një rast me Covid-19, edhe ky kontakt i të infektuarve në dasme.



LEXO EDHE:  Dalin fotot/Si ishte protesta e sotme e PD?

Ndërkohë në Fier, kanë rezultuar pozitivë edhe katër raste të reja të cilët janë pjesë e zinxhirit të infeksionit nga vatra e krijuar nga një ceremoni mortore në Çakran./CNA.al

LEXO TE PLOTE