web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përvjetori i njëzetë i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

24 Mars 2019, 18:44, Aktualitet CNA

Në ditën e sotme njëzet vjet më parë, NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, duke shënuar kësisoj fillimin e fundit të luftës gati dyvjeçare në Kosovë.

Fushata pasoi refuzimin e Beogradit për të nënshkruar marrëveshjen e negociuar në Rambouillet të Francës, për t?i dhënë fund luftës në Kosovë dhe dështimin e përpjekjeve diplomatike për ta bindur atë.

I dërguari amerikan atëbotë Richard Holebrooke, kishte bërë përpjekje deri në çastet e fundit, para se t’i raportonte sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, se misioni i tij kishte dështuar.

Procesi tash u kthehet simbolikisht dhe formalisht juve. Tash është çështje e NATO-s. Dua të them se kanalet diplomatike do të mbeten të hapura. Por, misioni ynë, ai që e përmbyllëm disa orë më parë, nuk duket të prodhojë ndonjë lëvizje, prandaj presidenti Bill Clinton dhe sekretarja Albright na kërkuan të kthehemi“.

?Dështimi diplomatik nuk la rrugëdalje tjetër për NATO-n

Sapo e udhëzova komandantin e lartë, gjeneralin Ëesley Clark të fillojë operacionet në Republikën Federale të Jugosllavisë. E mora vendimin pas këshillimeve të ngjeshura të ditëve të fundit dhe pasi u bë e qartë se përpjekjet e fundit diplomatike të ambasadori Holbrooke në Beograd, nuk patën sukses. Të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje të negociuar politike për krizën e Kosovës dështuan dhe nuk ka mbetur rrugë tjetër përveç veprimit ushtarak. Po ndërmarrim veprimet pasi që qeveria e Republikës Federale Jugosllave, refuzoi kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare“, tha atëbotë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana.

Presidenti amerikan, Bill Clinton, tha atëbotë se misioni i NATO-s synon të parandalojë sulmet e përgjakshme ndaj civilëve në Kosovë.

Forcat serbe po shkojnë nga fshati në fshat duke bombarduar civilët dhe duke djegur shtëpitë e tyre. Kemi parë njerëz të pafajshëm që janë nxjerrë nga shtëpitë, janë detyruar të ulen në gjunjë dhe janë qëlluar me breshëri plumbash. Burrat ne Kosovë janë ndarë nga familjet, etër dhe bij janë vënë në radhë dhe janë vrarë me gjakftohtësi. Kjo nuk është luftë në kuptimin tradicional. Ky është një sulm me tanke e artileri mbi njerëzit e pambrojtur udhëheqësit e të cilëve tashmë janë pajtuar për paqen“, tha presidenti Clinton.

Sulmet ajrore pasuan dështimin e përpjekjeve ndërkombëtare për një marrëveshje të paqes në konferencën e Rambouilletit. Një dokumentet i hartuar nga Grupi i Kontaktit që përbëhej nga pesë vende perëndimore dhe Rusia, që parashihte vetëqeverisje thelbësore për Kosovën dhe vendosjen e forcave të NATO-s në terren për të siguruar paqen dhe zbatimin e marrëveshjes, u miratua nga delegacioni i Kosovës, por u refuzua nga Beogradi.

Në terren, vëzhguesit e Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë u larguan nga Kosova para fillimit të bombardimeve.

Fushata e bombardimeve nga ajri që zgjati 78 ditë, në tokë u shfrytëzua nga forcat serbe për sulme hakmarrëse kundër shqiptarëve. Mbi 10 mijë veta u vranë, mbi 800 mijë u ndoqën nga Kosova, ndërsa rreth 5 mijë të tjerë në fund të luftës llogariteshin si të zhdukur.

Më 10 qershor të vitit 1999, NATO-ja nënshkroi marrëveshjen me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e saj të plotë nga Kosova, ndërsa dy ditë më vonë, trupat paqeruajtëse të KFOR-it hynë në Kosovë, duke i dhënë fund luftës por edhe sundimit të Beogradit.

Paqeruajtësit e NATO-s dhe të Kombeve të Bashkuara u përballën me pasojat e rënda të luftës, varrezat masive dhe shkatërrimet në shkallë të gjerë.

Njëzet vjet më vonë mbi 4 mijë e 500 trupa të NATO-s kujdesen për sigurinë në Kosovë, ndryshe nga 50 mijë sa ishin në vitin 1999.

Shënimi i 24 marsit në Kosovë bëhet sipas përkatësisë etnike. Institucionet e Kosovës e vlerësojnë si një ditë me rëndësi vendimtare për historinë e vendit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të dielën gjatë një manifestimi në rajonin e Dukagjinit se beteja e 24 marsit të vitit 1998 shënoi “një kthesë për liri dhe se madhështi kësaj date i dha intervenimi i NATO-s, 20 vite më parë. Kjo aleancë nuk është lidhur rastësisht, por pikërisht falë rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rezistencës së çdo qytetari të Kosovës. Sot kujtojmë me respekt Epopenë e Dukagjinit, vlerësojmë lartë mbështetjen ndërkombëtare, të cilën duhet ta ruajmë si sytë e ballit?, tha presidenti Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën thekson se “populli i Kosovës do të jetë gjithmonë falënderues për kontributin e NATO-s për shpëtimin e mijëra jetëve dhe ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë”./voa/





Lajmet e fundit nga