web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U shpall në kërkim për vrasjen e Jurgen Kurtit/ Flet Ervis Arapi

20 Mars 2019, 18:34, Aktualitet CNA

Mbrëmjen së Hënës, në zonën e sheshit ?Willson? u ekzekutua 26 vjeçari Jurgen Kurti, i cili nuk ishte i panjohur për drejtësinë shqiptare pasi u akuzua për vrasjen e babait të tij dhe vrasjen e shtetasit Agim Arapi.

Ditën e sotme Policia shpalli në kërkim si autor të kësaj ngjarje  Ervis Arapin djalin e Agim Arapit i cili humbi jetën dy vite më parë dhe për këtë ngjarje të rëndë familjarët ë Arapit bënin fajtor viktimën Jurgen Kurti.

Në një lidhje telefonike, në Fax Neës, Ervis Arapi mohoi të jetë i përfshirë në këtë ngjarje dhe shprehu gatishmërinë e për t?u vënë në dispozicion të Policisë, pasi ai ndodhej në Itali.

Arapi e nisi bisedën e tij me një ngushëllim për familjen Kurti për humbjen e djalit të tyre të vetëm.

?Pikë së pari dua të shpreh ngushëllimet e mija për familjen Kurti për humbjen e djalit të tyre. Unë jam besimtar dhe falë pesë vakte. Ndaj e nisa këtë prononcim për ju me ngushëllim. Të dalim tek ngjarja. Unë dhe familja ime nuk kemi asnjë lidhje me vrasjen e Jurgenit.

Jemi në dispozicion të policisë në çdo moment. Unë jam i hapur të dëshmoj, nëse policia ka nevoj për deklarimin tim. Aktualish unë ndodhem në Itali, në zonën e Aleksandrizë ku punojë e jetojë prej vitesh. Nëse policia ka nevojë për mua unë jam i gatshëm të deklaroj. Por sikurse theksova aktualish jam në Itali. Nëse është e mundur policia le të më telefonoj dhe unë i përgjigjem pyetjeve. Që të jemi të qartë nuk po fshihem fare. Nëse policia nuk do të më intervistojë me telefon, nëse ata kanë interes unë vij në Shqipëri.

Nuk kam pasur kurrë ndër mënd të hakmerrem për vrasjen e babait tim. Unë gjithca ia lë në dorë Zotit dhe di ai cfarë bënë me ata që ngatërrohen dhe iu bienn në qafë të tjerëve. Pra, të jem i sinqertë, ne fajëzojmë Jurgenin për nisjen e konfliktit me babain tim, ishte ai shkaktari i gjithçkaje. Në momentin që morëm vesh lajmin për vrasjen e tij, të jem i sinqertë nuk ndieva dhëmbsuri, thjesht thash me vetë u përmbush vullneti i Zotit. Pra unë gjithcka e lidh me besimin. Policia tani të gjej kush e ka kryerë këtë vrasje. Unë dhe familja ime jemi në dispozicion të policisë kur dhe ku të duan hetuesit që po merren me zbardhjen e kësaj ngjarjeje?,deklaroi Ervis Arapi./CNA.al

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit/ Në kërkim djali i  tregtarit të vrarë në Durrës

Plumbat trondisin Tiranën/ Vritet një person tek sheshi ?Willson?

Krimi mafioz tek sheshi ?Willson?/ Identifikohet viktima

Foto/ Kush është i riu që u ekzekutua në Tiranë





Lajmet e fundit nga